Fitim Gashi: MBANI KOKËN LARTË ÇLIRIMTARË

Fitim Gashi: MBANI KOKËN LARTË ÇLIRIMTARË

Këto ditë të trazuara për kombin, e tepër zhgënjyese për ne si ushtarë nuk janë të lehta, nuk janë të mira por megjithatë duhet të jemi krenar më kokën lartë përgjithmonë. E di, së ndonjëri prej jush edhe është zhgënjyer, ndonjëri prej jush edhe është hatëruar, ndonjëri prej jush është inatosur në këtë përbuzje 20 vjeçare, por para se ti keni këto secili prej jush mendoni për ata që më nuk janë. Si 17 vjeçar bëra betimin e ushtarit, atë betim që edhe sot e kësaj ditë më mbesin si vargje të varur në qaf e si barrë në shpinë për atdheun tim. Atë betim që një herë në jetë nder shumë gjeneratë pak njerëz e kanë nderin ta bëjnë, prandaj bëra detyrën e ushtarit në shërbim të atdheut dhe kjo ka më shumë rendësi së çfarëdo përbuzje që i behet djersës dhe punës tonë.

A nuk ju kujtohet secilit prej jush kur niseshit në beteja e linit familjet tuaja anash madje në heshtje duke thënë LAMTUMIRË sepse nuk dinit së do ktheheni të gjallë? A jeni ju ata që ndatë kafshatën e gojës me popullin, me shokun, me të panjohurin sepse na duhej bashkimi për fitore? A ishit ju ata që lotin e ngritë në sy dhe mblodhët guxim për të luftuar, në fakt për tu vrarë për atdheun? A jeni ju ata që më shumë së çdo gjë në jetë ndiheshit krenar kur populli brohoriste UÇK, UÇK… e ju me krenari mbanit emblemat në kapelat e në krahun tuaj? A ishit ata që ditë e ditë pa ngrenë, në llogore plot ujë nga shiu, nënë rrebeshe plumbash, nënë granatime të njëpasnjëshme brehorisnit rrënoftë UÇK-ja e këndonit këngën për kushtrimin?

A ishit ata që i ruajtët lotët të qanit në Kosovën e Lire sepse erdhi LIRIA? A ishit ata që nuk u dorëzuat as 20 vite pas lufte sepse mbanit në zemër shkronjat e arta të UÇK-së? PO, ishit ata që nuk u dorëzuat asnjëherë, prandaj as sot mos dorëzoheni sepse jeni Çlirimtarë. Sa e sa here jam përshëndetur me nënën duke menduar se do vritem dhe ti bashkohem babait që më la jetim vetëm 6 vjeç, por kurrë nuk jam zmbrapsur nga idealet e shenjta. Sa e sa here jam kthyer në shtëpi me mallin thuajse si kam parë më dekada dhe prapë jam larguar me të njëjtin mendim se do VRITËM. Por zoti nuk tha që të vritem edhe pse shokët dhe shoqet e mija dëshmorë ndriçojnë rrugën tonë. Amaneti nuk me la të vdes sepse kur mbyllen dëshmorët sytë në altarin e Lirisë e në vdekje për atdheun, ishin të sigurt se ne do të mbronim Lirinë e do ta Çlironim vendin.

Prandaj atë guxim që kishim dikur jam i bindur se edhe sot e keni në gjakun tuaj dhe ju lutem ringritni edhe njëherë kokën lartë dhe brohorisni si Çlirimtarë. Mbani Kokën lartë Çlirimtarë, sepse para së të njihnit Hashimin, Kadriun, Rexhen, Jakupin, Nasimin etj njohët emrin e Adem Jasharit dhe shkronjë e arta UÇK. Mbani Kokën lartë Çlirimtarë, sepse para së të mendonit Kosovën e Lirë ju e menduat vdekjen tuaj për Kosovën, dhe sot duhet të jemi mirënjohës që jemi gjallë. Mbani Kokën lartë Çlirimtarë, se me germat tuaj dhe të shokëve tuaj dëshmorë u qëndis emri me i bukur në botë LIRIA. Mbani Kokën lartë Çlirimtarë, sepse ju asnjëherë nuk ju bëtë barrë shtetit edhe pse vuajtja, uria, pabarazia e shpeshherë përbuzja ju sfidoj edhe 20 vite pas lufte.

Mbani Kokën lartë Çlirimtarë, se ju nuk u dorëzuat asnjëherë as para, as gjate dhe as paslufte sepse në betimin tuaj nuk ishin të shkruar emrat: Dorëzim, Ndëshkim, Nënshtrim. Mbani Kokën lartë Çlirimtarë, sepse ju edhe pse sot nuk mbani pushkën në dorë, e ndoshta as uniformen në trup jeni po ata që ishit, të vetmit të gatshëm për të vdekur për Kosovën. Prandaj ashtu siç ishim të gatshëm të vdesim, le të jemi të gatshëm të jetojmë më krenari dhe të mbajmë kokën lartë ashtu siç po e mbanë sot Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha, Nasimi, Hysniu e shumë e shumë të tjerë që padrejtësisht tentojnë të gjykojnë luftën tonë të drejtë. Shok të luftës e ndërtues të paqes Ju Çlirimtarë, mbani kokën lartë sepse atë që jau dhuroj populli dhe gjiri i tij nuk mund të merr askush, nuk mund ta gjykoj askush dhe nuk mund të ju dënoj askush. Prandaj ju Çlirimtarë mos ndiheni të përbuzur por të rilindur për të fituar beteja të reja me UÇK-në e për UÇK-në.

Fitim Gashi – Veteran i UÇK-së

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …