Pas mburrjeve të vazhdueshme të qeveritareve për shtrirje të sovranitetit në veriun e vendit dhe pas zhvillimeve goditëse vitale në këtë terren “të kontrolluar”, vërtetë është momenti që njeriu ynë të përjetoj një qasje serioze dhe normale të përgjegjësve në raport me këto zhvillime!
A ka në këtë vend dikush që ngritet e therret, a bërtet fortë, për atë qe po ndodhë përditë, duke kërkuar llogari nga përgjegjësit!?
Durohet e kuptohet mosdija, kuptohet pafuqia, kuptohet inkompetenca, kuptohet tutela e imponimi, duke i emërtuar e prezantuar si të tilla, por nuk mund të durohet e as të kuptohet megallomania dhe marrja e zotimeve faktorizuese në terrenin e dështimeve të vazhdueshme, deri ne dezintegrim të plotë të substancës shtet, pa kurrëfarë llogaridhënje!
O njerëz a jeni duke parë çka po ndodhë me pritjet tuaja; me pritjet e atyre që varën shpresen në të përzgjedhurit e tyre!
Nëpër këtë zhvillim të kushtueshëm për funksionalitetin e shtetit, nuk mund të kalohet pa llogaridhenje të të gjithë atyre që janë përgjegjës për sigurinë e terreneve përkatëse!
Është një rrezik i madh nga përdorimi i keq i pushtetit; Albin Kurti i ndodhur në rrethanë të pafuqisë dhe mungeses se argumentit për ta nxjerr efikase qeverisjen e tij, është në gjendje të evitoj situatën e shperfaqjes së këtij realiteti që do të demantonte pretendimin për “gjithëdijshmerinë” e tij, duke krijuar rrethana deri edhe tragjike për vendin!
Deliriantet e madhështisë ose do të shfaqnin prirjet suicidale, kur përballen me realitetin objektiv, ose do të krijonin një “Deus ex machina” për t’i shpëtuar vlerësimit dhe epilogut të dështimit!
Cilido nga këto përfundime nuk do t’i sillte të mira vendit!
Edhe nderkoha deri në datën e zgjedhjeve është shumë e gjatë; Kosova do ndryshim urgjent!
Albin Kurti nuk është dashtë me i ndodh këtij vendi!