Unë përsonalisht dhe si qenje fizike s’jam keq!
Por unë fare sot s’po ndihem mirë në këtë nderrim të moteve, kur zakonshëm dhe spontanisht reflektojmë mbi ate që u zhvillua gjatë vitit që po ecën dhe për atë që na pret në vitin në vijim!
Jemi njerëz me ngapak kontribut për këtë vend dhe me kureshtje degjojmë porositë e njerëzve përgjegjës për mbarëvajtjen e Republikës!
Është trishtuese se si aranzhohen intervista nga puthadorët e servilët, me qëllim të krijimit të shfaqjeve të lehta me karakter monologu, me Albin Kurtin!
Uhh sa demonstrim i rëndë i shpirtit dhe sjelljes rrënuese të këtij përgjegjësi të Qeverisë së Kosovës ndaj institucioneve te se drejtës, ligjit e Kushtetutës!
O motra e vëllëzër te dashur!
Jam i bindur që po e përjetoni katandisjen e këtij vendi që po i bënë njeriu i cili me votë mori përgjegjësinë për ta udhëhequr!
Qasja e Kurtit me autosygjestionin për gjjthdijen, për plotfuqishmërinë dhe paprekshmërinë e tij,
Qasja arrogante, deri armiqësore ndaj kujtdo që nuk mendon si ai,
Qasja nxitëse e militantëve të pakonceptë, inatqorë, të papërgjegjshëm e të papërgjegjësi mbi çfardo vlere të përbashkët,
Qasja keqpërdoruese e përqarëse midis shqiptarëve, vëllëzër të një gjaku ndaj atyre nga grupime të ndryshme politike, territoriale, atyre me fate të ndryshme jetësore, në Kosovë e mërgatë,
Qasja e pandershme dhe nënçmuese ndaj figurave kombëtare që përfaqësojnë vlerë historike të rrugëtimit e të suksesit kombëtar,
Qasja e verbër dhe injoruese ndaj mungeses totale të efekteve të qeverisjes materiale e jomateriale në vend,
Qasja aventuriere ndaj miqve të dëshmuar për qëllimet e tyre të pastërta ndaj Kosovës, e të cilët poashtu përballen me kërkesat e politikës globale në akomodimin e çështjes tonë në diplomaci,
Qasja e papërfillje ndaj gjendjes nën sanksione që vet e krujuan, dhe karshi vërejtjeve të vazhdueshme që këtë kurs duhet braktisur!…
…. janë Qasje të cilat nuk lejojnë as qetësi e pushim festash…!
Njerëz të menqur të këtij vendi sigurisht nuk mund dhe nuk duhet të gëzohen, kur s kan për çka të gëzohen, ata as gëzime familjare nuk përjetojnë, të vetëdijshëm që çdo çast i pritjes, që në krye të Shtetit, përgjegjësi kryesor i tij, nuk bënë asnjë efekt të dobishëm për shtetin, duke ushtruar në vazhdimësi efekte rrenuese që cënojnë të kaluarën dhe vlerat e saj, të sotmen me kërkesat e saj dhe të ardhmen në pritjet e saj, është jo vetëm dëm për të sotmen, por është dhe dëm zor i riparueshëm për të ardhmen e fëmijëven tonë!
Uroj të triumfoje arsye e shëndoshë e të zgjohet ndërgjegje e fjetur madhështisë së njeriut tonë!
Uroj të zëvendësohen sharjet nënave atyre që mendojnë ndryshe, me pak çaste kthjellimi, ngase ato janë nënat tona që se meritojne sharjen, pse bijtë janë kritik ndaj liderit të çmendur, të përvehtësuar për nevoja të ulëta e të ngushta!