leoni

Fitim Selimi: Kosova po ecën qëllimshëm në drejtim tepër të gabuar!

Kosova po ecën qëllimshëm në drejtim tepër të gabuar!
Liria na mungoi nder breza me pasojë etjen kronike për Te! Vuajtja jonë në robëri na përcolli gjatë tërë jetës sonë. Asnjë gjenerate nuk ka mbetë pa pësime e mësime të reja, që shtojnë etjen e nevojën për liri!
Asnjëherë nuk mund të themi që gabuam duke mos i njohur e dijtur ndjekësit e dhunuesit e lirisë tonë! Plotë dëshmi të gatishmërisë për sakrificë deri te më e larta, nxori historia jonë, mjaftueshëm për tu ngjitur fortë në memorjen tonë, për njohjen e vetes e për udhërrëfim për beteja në vijim!
Asnjehere, askush nuk mund t’i arsyetoj vendosjet dhe qëndrimet në cilëndo formë me dhe përkrah armiqëve, nga mosdija apo paqartësia për shkakun e vuajtjeve tona, dhe për rrugën e lirisë që duhet ndjekur! Kushdo që ishte shkujdesur nga kjo rrugë, nuk mund me asgje të arsyetoj shmangëjen e vet; duhet pajtuar patjetër me papjekurinë, paaftësinë, mosgatishmërinë, mungesën e kurajos e të guximit, munesën e burrërisë, mungesën e respektit për vuajtjet e përjetuara dhe respektit për dëshmorët e rënë në këtë rrugëtim!
Është obligim i çdo pjestari të qenjës sonë të jetë ndertues i vazhdimësisë, por është poashtu obligim i çdonjerit që duke e njohur veten, të lere hapsirën që nuk i takon!
Nuk bëhet rehabilitimi nga ligësitë e poshtersitë, duke bërë vrap për relativizim të madhështisë së figurave dhe proceseve heroike që zhvilluan heronjtë tonë!
Nëse të tillët janë të ftuar në krye të proceseve, kjo nuk ndodh në mungesë njohjeje, por taborrizim për rehabilitim, që për rezultat nuk do të kete ndertimin por shkatrrimin në ecjen tonë.
Proceset mbyllen deri ne vdekje, nëse atyre ju prijnë njerëzit që jo trimëroheshin por frikësoheshin deri përmjerrëje, kur degjonin krismat e lirisë, kur shihnin uniformat e rradhet e UÇK-së, në luftën për çlirim! Ata pupulli i njeh mirë! Madhështia ka vendin e saj, sikurse edhe e rëndomta , e zakonshmja; janë shumë harmonike, janë komplement! Por renditja në kundërshtim me këtë harmoni, devijon deri ne rrënim!
Në rradhët e partisë e të Qeverisë së VV- së ka ndodhë qëllimshëm ngatrrim i thellë i renditjeve dhe vlerave të nevojshme e te domosdoshme!
Çmendurinë e prijësit të VV- së e kemi të qartë të gjithë; këtë as e prek më; Nuk jam mjek i këtij lëmi !
Halli është te ata që pasojnë këtë çmenduri duke e pasur kristal të qartë gjithë, përfshirë edhe ata që e zgjodhën si altetnativë për ecje më cilësore, por edhe ata që e mbajnë dhe e lartësojnë si paravan e identifikim me veten e tyre!
Habitem me kategorinë e parë, të cilët nuk kanë asnje nevojë për mbrojtje as ngrjtje nga lideri i tyre paranojak! Ata ishin në ballë të proceseve të mëdha duke bërë sakrificën dhe duke dëshmuar për gatishmëri për më sublimen! Ata janë të nënçmuar në shoqëri me Albinin.
Jam i sigurtë në një reflektim urgjent!
Kosova po ecën në drejtim tepër të gabuar!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …