Me asnjegje s kam të bëjë unë me Albinin si njëri ndër njerëzit!
E kam dertin e vazhdimësisë së dhembjes e krenarisë time për vendin tim dhe te ardhmen e tij!
Në asnje çështje nuk më zë rrugë mua Albini. Në asnje çështje përsonale mua kjo qenje nuk më pengon!
Përsonalisht nuk kam asnjefarë ndjenje të keqe ndaj atij njeriu!
Ai njeri nuk më bëhet pengesë në asnjë nga projektet e mia, familjare, njerëzore, profesionale, kombëtare!
As është i aftë as që guxon ta bëjë një gjë të tillë! Fundja ai s’më sheh mua!
Tjetërgjë është brenga për të përgjithshmen tonë, për vendin, për të ardhmen e tij!
Kam brengë legjitime, në përputhje me çdo minutë të bashkëudhëtimit tim e te familjes time, me njerëz që bënë krejt ate qe mundën për këtë vend!
Ne përherë kemi qenë dëshmitarë konkret të ambicjeve tona për Lirinë.
Është idealizmi ynë që na ka bërë të ecim, qoftë edhe duke u konfrontu me cilindo që në rrugëtimin tonë kombëtar na është bërë pengesë!
Çdoherë, derisa e kuptuam që etja jonë, vullneti ynë për zhvillim të pavarur e të lirë kombëtar, nuk shkon gjithnjë në përputhshmëri me mundësitë tona! Poashtu e kemi kuptu që tjetër është të manifestosh e realizosh Egon përsonale, e tjetërgjë është përgjegjësia kolektive dhe ajo në ballë të një populli!
Kam të drejtë të flijohem për ideal nëse ma mbanë, sepse për vazhdimësinë kombëtare, qenja ime është hiçgjë!
Nuk kam të drejtë ta dërgoj në aventurë masën e cila na e beson udheheqjen, e cila pret orientim!
Askush nuk e ka këtë të drejtë!
As Albini nuk ka të drejtë me e keqpërdor injorancën apo mendësinë e ndjekjes pa kokë të liderit!
Vullneti për pushtet nuk është diçka e panjohur në histori!
Përpjekja për ta arrijtë atë dhe veprimet rrenuese të kësaj ideje te individit natyrisht që janë pasu nga masa, nga militantë politik, nga militarë luftarak, nga vrasës të miljona njerëzve të pafajshëm, deri ne emblemen e prijësi dhe ekzekutori gjenocidal!
Çka i duhet Albinit me ma goditë krenarinë për UÇK- në time, me dorën e atyre që se patën fatin, kënaqësinë, guximin, gatishmërinë, mundësinë të jenë me UÇK- në, që nuk e patën mundësinë të bëjnë të pabesueshmën, deri te Liria reale e besueshme!?
Çka i duhet Albinit të lejoj që nëpërmjet tij të përpiqen të lajnë mëkatet e tyre shërbëtoret e pushtuesëve të të gjitha kohrave?
Përse nuk ju spjegon që këtë s’do të mund ta bëjnë kurrë!
Çka i duhet Albinit me e goditë krenarinë nëpërmjet, cilësimit për “kriminelë” e “hajnë”, të bartësve të projekteve më serioze në histori, pa asnje provë të bazuar për një gje të tillë!
Përse Albini nuk thirrer në ligje dhe në përfundime ligjore për një gjë të tillë!?
Përse nuk është selektiv me argumente dhe me emra te përveqëm për “krimet” e “rrenimet”?
Cila është arsyeja që therret e kufizon fushën vizive të pasuesve të tij, për të mos e parë LIRINË, në ditën e Çlirimit më 1999, duke cilësuar “kapje” e “okupim”, e njëherësh nga cilësia pushtetare të jetë pjesë e kremteve të çlirimit 1999!
Cila është arsyeja që therret për të mos e pa e për të mos e njoftë shpalljen e Pavaresisë, ndersa në anën tjeter nga cilësi pushtetare bëhet pjesë e prijës i festës së Pavarësisë?!
E kupton Albini, kush është dirigjenti i legjitimimit të së drejtës nderkombëtare për pavarësimin! Kush është dirigjenti dhe ekzekutori i mbi njëqind njohjeve që u bënë si në kor!
Nuk e kupton Albini që cilado bashkësi e cilido projekt, nuk mund të relativizohet nëse për kriter merren përjashtimet e demshme?
Pse pra i duhen përzgjedhë e përdorë përjashtimet e dëmshme për ti goditë projektet madhore!
Përse Albini nuk e spjegon alterimin e tij nga një këmbëngulës për Vetëvendosje, për Bashkim Kombëtar, për Flamur kombetar, për kohezion midis shqiptareve, për përjashtim të dialogut pa kushte!
Përse rrin si dëshmitar i heshtur karshi fyerjeve që njerëzit e tij të pajisura deri me cilësi Ministrore, iu bëjnë duke deklaru deshmitë e tyre për Gjykaten speciale kunder krereve te UÇK- së!?
Përse Albini nxitë dhe në asnjë mënyrë e në asnje rrethanë nuk therret për përmbajtje ndaj fyerjeve të renda ndaj vlerave të dëshmuara të vendit dhe ndaj oponentëve politikë!
E kupton Albini nëse është madhështi që pasuesit e tij e te motivuarit e tij ngrisin tre gishtërinjtë në Skenderajn legjendar, apo është madhështia në tolerancën e trimave të Skenderajt e te Drenicës, ndaj këtyre provokimeve?!
E kupton Albini nëse është madhështi të fyhen rëndë figurat e pavdekshme të qëndreses kombëtare të Dukagjinit, apo kjo madhështi vazhdon të jetë në tolerancën e trimave që bënë Lirinë?
Përse ky njeri nuk del ne tribunë mediatike të bashkëbisedimit e të arsyetoj punën e bërë, por del rrugëve dhe shanë pa skrupulla të gjithe të tjerët?!
A e kupton Albini që nuk mund ti shtoj rradhet në rrethanën kur i shanë të gjithë ata që s janë aktualisht me te, ngase të sharët e të fyerit rëndë veq për shkak se mendojne ndryshe nga ai, nuk të shoqërojnë kurrë !
Kurti s’ka lënë njerëz për të bërë Qeveri sepse atij iu larguan edhe ata që i pati!
Albin!
Në fytyrën tënde s’ ka mbetë vijë as mimikë për tu dashur!
Ti veq urrejtjes s’mbjell tjetër!
Ti Albin nuk i do pasuesit e tu!
Ti Nuk i vlerëson as njerëzit e tu që të ndërtojnë!
Egoja jote ka me i përzënë të gjithë!
Ti je duke rënë Albin, por je duke rënë turpshëm !