Fitim Selimi: PRIJËSVE TË LUFTËS PËR ÇLIRIM, TË REALIZIMIT TË PAVARËSISË E TË NDËRTIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Ju trima që përfaqësoni lavdinë, e që festoni larg nga trualli e populli të cilit i sherbyet me devotshmëri deri në formësimin me cilësinë e Shtetit të Pavarur, festoni dhe këtë përvjetor të fundit në izolim!
Dhe qëdroni sikurse deri tani, meqe ju bëtë të duhurën duke qenë pjesa më e ndërgjegjshme e këtij vendi e këtij populli !
Ishi të tillë kur me shokët u prangoset për shkak të qëndrimit të vendosur se Kosova nuk e ka vendin nën Jugosllavi e nën Serbi, as edhe me Titon a me LKJ- në, atëherë kur rrallëkush iu bëri shoqëri familjeve tuaja derisa ju ishit burgjeve!
Të tillë ishi dhe kur u kthyet ngap burgu, e që rrallëkush në dritë me diell merte guximin të vinte të ju shihte në familjet tuaja!
Të tillë ishi kur vazhdoi burgu kolektiv i këtij populli në tokën e në të drejtën e vet!
Të tillë ishi kur, ju quajtën planprishës e kundërshtarë të “vëllazërim – bashkimit”!
Të tillë, që nuk u hamendet në rrugëtimin drejt lirisë, të ndërgjegjshëm se kjo rrugë s do të ishte e lehtë për ta bërë!
Të bashkuar me shokë tjerë, duke vazhduar në të ’68- tën historike, të ’81- tën, deri në të ’90-tën, kur rrokullisët përpjekjet për të na gllabëruar oqeani i pacifizmit, dhe rrjeteve te përbashkëta aksionale me serbet, doli që patët të drejtë plotësisht!
Ju me shokët nuk mbetët të zakonshëm!
I mposhtet dhe marrëveshjet nëpër flakët e luftës, dhe si asnjëherë më parë, i bashkuat armët me botën në luftën për Liri, duke vazhduar të përfaqësoni të madhërishmën qëndresë!
U bë bashkë UÇK- ja me Amerikën e me NATO-n!!
Bëtë Shtetin të njohur ndërkombëtarisht, Policinë, Ushtrinë e Institucionet tjera të krahasueshme me ato më të përparuarat!
Kosova u bë vërtetë Shtet i Pavarur!
Gëzuar 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës- për të gjithë shqiptarët kudo që janë!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Kosova me qytetarët e saj po e merr veten, duke rikthyer kujtesën mbi të vërtetën e lavdishme të saj, të eklipsuar nga prodhues të mjegullave të ulëta mashtruese!

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi; 17 shkurti, dita e pavarësisë së Kosovës

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, nuk zbriti nga qielli, për më …