Fitimet nga vaksinat kundër virusit korona kanë ndihmuar që të paktën 9 persona të bëhen miliarderë, u tha të enjten nga një grup i një fushate, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “kontrollit monopolizues” të korporatave farmaceutike mbi teknologjinë e vaksinave. “Midis tyre, 9 miliarderë të rinj kanë pasuri të përbashkët prej 19 miliardë dollarë para këto të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta, u tha në një deklaratë nga Aleanca për Vaksinat e Popullit. Xhef Bezos, shef i kompanisë më të madhe të shitjeve online Amazon, është njeriu më i pasur në botë. Kjo aleancë, që është një rrjet i organizatave dhe aktivistëve që po bëjnë fushatë për t’i dhënë fund të drejtave pronësore dhe patentave për vaksinim, tha se shifrat e saj bazohen në të dhënat e Listës së të Pasurve të Forbes-it.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …