Fitore historike e KH “Rahoveci” ndaj ekipit belg “Bocholt” në Kupën Evropiane të Hendbollit

Në një atmosferë impozante, të shtunën mbrëma në Palestrën e Sporteve ‘Mizair Isma”, KH “Rahoveci” arriti një fitore bindëse kundër ekipit belg “Sezoens Achilles Bocholt” me rezultat 37:25 (16:13). Ishte kjo ndeshja e kthimit e rundit të dytë të EHF Kupës Evropiane të Hendbollit. Ndeshjen e parë e fitoi ekipi belg me 32:29, por doli të jetë e pamjaftueshme për kualifikim. Lojtarët më efikas në radhët e Rahovecit ishin Egzon Gjuka me 10 gola dhe Jon Muqolli me 8 gola, derisa tek mysafirët u dallua me 7 gola Rafal Przybylski.

KH “Rahoveci” vazhdon me synime të mëdha për të përfaqësuar me krenari Rahovecin dhe Kosovën në arenën evropiane të hendbollit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …