Pacolli

Fitore Pacolli kërkon masa ndëshkuese e censurë kundër medieve që ia zbulojnë gënjeshtrat e mashtrimet Qeverisë

Deputetja e Vetëvendosje, Fitore Pacolli, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa kundër  medieve në Kosovë, disa nga të cilat realisht zbardhin abuzimet e Qeverisë, gënjeshtrat e mashtrimet e Albin Kurtit. Pacolli ka deklaruar se në raportin e Parlamentit Evropian është thënë se kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, por ajo nuk ka folur për Kompaninë  Koha të Veton e Flaka Surroit  është bërë pjesë e Vetëvendosjes, bashkë me gazetën më antikombëtare në tërë hapësirën informative shqiptare,  cila quhet “Bota sot’.

Sipas Pacollit, ky raport thotë se përmes investimeve të tilla private është rritur edhe mundësia e ndikimit në disa mediume kryesore në vend dhe ato online. Derisa ka përmendur si burim të fjalëve të saj këtë raport të Parlamentit Evropian, Pacolli ka kërkuar vëmendjen e Kuvendit dhe të Qeverisë për të marrë masa dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me funksionimin e medieve si dhe identifikimin e pronësisë së medieve në Kosovë. Kjo zonja pacolli kur Vetëvendosja ishte në opozitë lavdëronte të gjitha mediet që përkrahnin Kurtin, tani nuk i pelqën kur shumica dërrmuese e tyre e kritikojnë, në radhë të parë për shkak të gënjeshtrave, abuzimeve e mashtrimeve, që Qveria Kurti po iu bën qytetarëve të vendit. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …