Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ka rikthyer debatin për Gjykatën Speciale, një çështje që ka shkaktuar polemika dhe komente. Disa deklarata të bëra nga ish-diplomatët dhe komentuesit e njohur kanë rindezur diskutimet rreth mundësisë për ndryshime në statusin e Gjykatës Speciale dhe të ardhmes së saj, përfshirë idenë e një mundësie për ta kthyer atë në Kosovë. Profesori Enver Hasani ka komentuar qëndrimin e tij lidhur me të ardhmen e Gjykatës Speciale. Ai theksoi se nuk beson se do të ketë një përpjekje për shpërbërjen e saj, por ka shtuar se një mundësi e mundshme mund të jetë që kjo gjykatë të kthehet në Kosovë, pasi të përfundojnë dëshmitë. Enver Hasani e ka cilësuar këtë si një opsion të mundshëm, duke vënë në dukje se ka kaluar një periudhë e gjatë, katër vjeçare, që ka ndikuar në procesin e drejtësisë dhe mund të ketë pasoja për të drejtat e njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për deputet i PDK-së, Artan Behrami i dërgoi një letër zyrës së kongresmenit Republikan, Keith Self, lidhur me Jack Smithin
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ia ka dërguar një letër zyrës …