Beogradi

Fitorja e nacionalistëve në Serbi fuqizon edhe më tepër Listën ‘Srpska’

Fitorja e bllokut nacionalist në Serbi do të ndikojë tek Lista ‘Srpska’ që t’i shtojë kërkesat e saj në raport me Qeverinë e Kosovës. Qysh në fushatën parazgjedhore të partive serbe në Kosovë, Lista ‘Srpska’ përmes zyrtarëve të saj nuk ka fshehur qëndrimin se pret nga Serbia që t’i rregullojë problemet e serbëve në Kosovë. Njohësit e rrethanave politike në vend tërheqin vërejtjen se ky subjekt i financuar drejtpërdrejtë nga Beogradi do ta sfidojë nga brenda shtetin e Kosovës. Sipas tyre, Lista ‘Srpska’ do të jetë një lloj ‘Kali i Trojës’ që do ta gërmojë nga brenda shtetin e Kosovës, madje deri në momentin kur do të dalë hapur me kërkesën për referendume. Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se fitorja me shumicë prej dy të tretash në Kosovë, është rezultat historik. Sipas tij, kjo dëshmon se populli serb në Kosovë përkrah politikën e Qeverisë së drejtuar nga Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …