Fituese e konkursit të 23 të poezisë për 16 Qershorin është poezia ”DIKU”, shifra  ”Poema”

Me intonimin e himnit kombëtar dhe shtetëror, sot nisin aktivitetet për shënimin e 16 – Qershorit Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve e cila për shtatë ditë me radhë do të zhvilloj shumë aktivitete dhe mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati. Shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, Blerta Krasniqi, iu drejtua të pranishmëve, ”Malisheva po hynë në ditën më të rëndësishme dhe historike të 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, prandaj ju krijues të poezisë e madhështuat këtë  ditë me krijimet tuaj poetike  dhe uroi për të gjithë konkurrentët suksese”. Edhe drejtori  i DKRS, Fitim Shala, përgëzoi pjesëmarrësit për masivitet  në konkursin poetik dhe vlerësoi se ky konkurs po shënon ngritje vit pas viti  me poet nga e gjithë hapësira shqiptare. Poezia fitues e konkursit, vendi parë, me shifër ”Poema” dhe  titull ” Diku”, vendi dytë poezia me shifër ” Toja” dhe titulli ”Toja e Patikës” dhe vendi i  tretë poezia me shifër ” Atiku”, titulli ” Sentimental”.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …