Fadil Begu komandant i UÇK, bashkeluftetar i Zahir Pajazitit. Fadil Begu ka qene ne grupin e pare te ushtrimeve ne Shqiper se bashku me komandantin Zahir Pajazitin
Te nderuar Bashkëluftëtare te UÇK se
Te nderuar Ish Kolege te TMK-se
TE nderuar Familjare te Deshmorve .
Te nderuar Komandant e gjeneral te Komandës se Logjistikës
Te nderuar pjesëmarrës
Me është ngarkuar detyra qe sot ne përvjetorin e 15 te shpalljes se Pavarësisë se RK t’ju drejtohem me një fjale rasti.
Po filloj me një fraze te komandantit Salih Mustafe (CALI) “ Lufta jone ishte e domosdoshme dhe e pa shmangshme” Populli ynë luftën për liri e kishte filluar me shekuj , qe nga Gjergj Kastrioti e ne vazhdimësi, edhe pse u derdh shume gjake u dogjëm u ndoqëm u syrgjynosem neper kontinente asnjëherë nuk arritëm te çlirohemi nga zgjedha e pushtuesve. Ishin vitet 90 ta kur një grup djemve mire te organizuar ja mësyn shtetit ame qe te stërviteshin për luftën e pa shmangshme qe po I kanosej vendit tone. Po ne ketë periudhe disa nga ata djem qe u stërviten vendosen te krijonin bërthamat e para te një force rezistuese qe me vone e mori emrin UCK , këta djem te prire nga Komandantet e me vonshëm Adem Jashari ,Zahir Pajaziti , Sali Ceku e plot djem tjerë kryen stërvitje te mundimshme ne bazën ushtarake te Surrelit Tirane (tetor 91- dhjetor 91). Nga kjo bërthamë u formula Ushtria Çlirimtare e Kosovës , forca me e lavdishme e kombit tone , nga kjo force u çliruan mbi 10 km2 toke e Dardanisë se pushtuar, te gjithë ata djem e vajza te mbështetur ne nevojën për sakrificë dhe përkrahjen e popullit liridashës arriti te krijoj aleanca me fuqitë vendim marrëse siç është Nato, dhe ne qershore te vitit 1999 te çlirohet përfundimisht nga zgjedha e robërisë shekullore. Për ketë sakrificë u derdh shume gjake , ranë ne fushat e betejave komandantet me te shquar te luftës siç janë Zahir Pajaziti, pastaj komandanti legjendar Adem Jashari me familjen e tij, ranë Ardian Krasniqi , Luan Haradinaj, Sali Ceku , Agim Ramadani Mehe Uka e plot komandant e udhëheqës te larte te luftës , ranë shume ushtare , u vranë shume civil u dogjën shume shtëpi e pasuri , e gjithë kjo u be qe sot ne te festojmë , ne shenje respekti për gjithë ata qe sakrifikuan jetët e tyre ju ftoj te mbajmë një minutë heshtje,,,,,,, LAVDI Fati deshi qe edhe një numër I madhe nga ne këtu te ishim pjesëtarë te UCK se ne role e detyra te ndryshme por ne shërbim te atdheut Pas shume sakrificash deri te ato sublime vendi ynë u çlirua , tashme po fillonte një epoke e re , epoka e ndërtimit te kapaciteteve shtetërore sanimi I pasojave te luftës , rehabilitimi I familjeve qe humben me te dashurit e tyre. Edhe UÇK ja ishte pjese e këtyre sakrificave , ne shtator 99 UCK me propozimin e aleateve kryesor mori detyrën e re për shpëtim dhe emergjenca dhe u shndërrua ne TMK Edhe pjesëtaret e UCK se u sistemuan sipas mundësive dhe kërkesave , disa u rreshtuan ne TMK , disa kaluan ne jetën private ,disa filluan te merren me politike por rrënja jone e përbashkët qëndronte e pa këputur ajo ishte UCK. Sot kur vendi ynë po mbush 15 vite pavarësi , kemi ushtrinë tone krenare , ku ne krye te saj sot qëndron nipi I komandantit Legjendar Adem Jashari. Me ketë force sot janë pot djem e vajza te gatshëm për mbrojtje te atdheut , bile te gatshëm te shërbejnë edhe ne misione jashtë vendit Si ish pjesëtarë te UCK se ne nuk mund te jemi naiv dhe te mos brengosemi për zhvillimet politike qe po kalon vendi ynë , nuk mund te jemi te qete derisa ne Hagë mbahen padrejtësisht udhëheqësit e luftës , mbahet ne Hagë ish presidenti I vendit tone me bashkëpunëtorët e vet, por te bindur ne pa fajësinë e tyre ne do vazhdojmë kontributin tone me pune dhe gjithë here krenar me te qeniet pjesëtar I Ushtrisë çlirimtare te Kosovës. Pa marr para sysh orientimet tona politike apo rreshtimet tona ne strukturat organizative politike , ne nuk duhet te harrojmë se jemi brezi I UCK se, asnjë pjesëtar I asnjë parti politike nuk arrin asnjëherë te ketë epitetin e USHTARIT TE UCK se ,sa do qe te ketë pozite te larte brenda strukturës ku është rreshtuar. Prandaj ju thërras qe te ruajmë kudo qe jemi e punojmë emrin e UCK se , ti mbrojmë me dinjitet ato tri Shkronja te ndajmë se bashku sukseset, te jemi afër njeri tjetrit kur dikush është ne vështirësi. Te gjitha këto qe u thane me larte, e gjithë mundi dhe sakrifica u kurorëzua me fitore , kjo fitore e ka emrin Pavarësia e Kosovës Urime te gjithëve dita e Pavarësisë, qofshi te lumtur ne familjet tuaja
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës
Zoti e bekoftë Ushtrinë e Kosovës
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.
Fadil Begu komandant i UÇK, bashkeluftetar i Zahir Pajazitit. Fadil Begu ka qene ne grupin e pare te ushtrimeve ne Shqiper se bashku me komandantin Zahir Pajazitin