Fjala e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, më 4 prill 2023

Fjala e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, më 4 prill 2023

Faleminderit shumë i nderuar kryetar i trupit gjykues, z. Smith

Të nderuar gjykatës, Metro, Barte dhe Gejnor

Faleminderit shumë për mundësinë që t’ju drejtohem shkurt. Sot jemi duke nisur një rrugëtim së bashku, një rrugëtim drejtë të së vërtetës dhe drejtësisë. E vërteta dhe drejtësia janë parime të çmuara për mua. Ato janë gurthemeli i të gjitha demokracive dhe themeli i paqes.

Me lejoni të shfrytëzojë këtë moment për të thënë se ndjejë keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte të tmerrshme, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo politike.

Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Por, unë jam gati të përballëm me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen time, për popullin tim dhe vendin tim.

Rruga jonë drejtë lirisë ishte e gjatë dhe shumë e vështirë. Unë isha student në Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari në mars të vitit 1998. Si shumë shqiptarë nga diaspora edhe unë u ktheva për të ndihmuar vendin tim dhe iu bashkova rezistencës për lirinë e Kosovës.  Kushdo që do të ishte në vendin tonë do të kishte bërë të njëjtën gjë kur t’u hiqej liria.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) përbëhej nga njerëz të thjesht, vullnetar që përpiqeshin të mbronin shtëpitë, familjet dhe vendbanimet e tyre. Ata luftuan dhe shumë sish vdiqën trima – hero. Ky ishte çmimi i lirisë. Mijëra familje humbën të dashurit e tyre në qindra masakra të kryera nga forcat serbe.

Kundërshtarët tanë ishin ushtria, policia dhe paramilitarët serbë të kalitur në fushat e tyre të vrasjeve në Bosnjë.

Të nderuar të pranishëm, i nderuar trup gjykues,

 

Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur kishin të njëjtin synim: lirinë, shtetësinë dhe rëndin demokratik të Kosovës. Dhe pa atë rezistencë gjithëpopullore, sot Kosova nuk do të ekzistonte fare.

Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, ata ishin të përcaktuar dhe kishin vullnetin për paqe. Lufta iu imponua. Ata bën atë që do të bënte çdo popull liridashës për të mbrojtur familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre. Pra ne, Kosova ishim në anën e drejtë të historisë.

Sot unë jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një Kosovë të lirë, të pavarur, të bazuar në të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, ku sundon ligji. Kosova, pra është rrëfim suksesi.

I nderuar trup gjykues,

Gjatë këtij procesi gjyqësor ne do të udhëtojmë prapa në kohë në ngjarjet që kanë ndodhur 25 vjet më parë. U kërkoj të gjithëve që të keni parasysh se mbamendja 25 vjet më parë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme. Spekulimet po shndërrohen në fakte.

Gjithashtu, emocionet, motivet apo mllefet politike të secilitdo akter politik nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime apo opinione të pasluftës të ekzagjeruara apo të përshtatura të akterëve të ndryshëm të luftës.  Si në çdo shoqëri demokratike edhe tek ne jo çdo bashkëluftëtar i luftës ka qenë edhe bashkudhëtar dhe bashkëmendimtar  në proceset politike të pasluftës. Në raste jo të pakta, ambicia, interesat politike, egoja personale tejkalojë të vërtetën dhe realitetin për rrëfimin e UÇK-së dhe vet historisë së Kosovës.

Njerëzit mbajnë në mend atë që duan të besojnë se është e vërtet. Por ne kemi një dëshmi historike dhe faktike të regjistruar në atë kohë. Ne duhet të kthehemi tek ato dëshmi sepse aty do të zbulohet e vërteta.

Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi t’i dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e sekretares së Shtetit, Madeline Ollbarajt, sekretarit të Jashtëm, Robin Kuk, senatorit Robert Dole, ambasadorit Richard Holbruke, z. Domelio (Z. Domelio ka qenë shefi i parë i UNMIK-ut në Kosovë, menjëherë pasluftës), të presidentit Ibrahim Rugova,  të profesor Fehmi Aganit, të Adem Demaçit dhe liderëve të tjerë. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Jam i lumtur që shumë të tjerë si ata, vendorë dhe ndërkombëtarë janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time.

Ne besuam në vetën tonë, në vendosmërinë tonë për të qenë të lirë. Por të gjithë ne në Kosovë e dinim gjatë gjithë kohës se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të ShBA-së nuk do të mund të ishim kurrë të lirë dhe të pavarur. Ne në Kosovë gjitonë kemi mbështetur drejtësinë e drejtësinë ndërkombëtare në veçanti.

I nderuar trup gjykues,

Kur raporti i Dick Martyt, para 13 vitesh mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafik organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova  bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare me tha se një gjykatë e veçantë ishte parësore për të hequr rënë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë.  Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik të organesh dhe se ‘Shtëpia e Verdhë’ nuk kanë ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi.

Kjo është gjykata e katërt, krahas Tribunalit të Hagës, UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe Dhomat e Specializuara. Unë jam intervistuar nga të gjithë këta mekanizma të drejtësisë ndërkombëtare, çoftë në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit. Çdo bashkëpunim i imi me të gjithë këta akterë ndërkombëtarë ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent, çoftë në Prishtinë, çoftë në Hagë. Gjithçka çka thuhet tjetër është e paqëndrueshme. Prandaj, askush nuk mund dhe nuk duhet ta shkruaj historinë, ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, në të vërtet, në pajtim dhe drejtësi. Dhe kam besim që ky proces do të jetë i drejtë, transparent dhe i shpejt.

Ju faleminderit shumë për vëmendjen!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …