Fjala e kryetarit Muharremaj në ditën e çlirimit të Suharekës

Më 13 Qershor të vitit 1999, marshimi i luftëtarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta bënte lajmin dhe ngjarjen e fitores. Kapërcimi i mundimshëm i frontit të luftës po i vinte fundi. Liria po jetësohej. Rrugëtimi i tyre deri te liria ishte fryt i një përpjekje në qindra vjet, i një dëshire dhe përkushtimi që në gjenerata tregoi guxim e vendosmëri për ta realizuar çlirimin përfundimtar nga okupatori serb. Ne ishim gjeneratat e përbashkëta, që mbi supe kishim bartë, rezistencën e gjyshërve e stërgjyshërve tanë, frymëzimin e veprës së heronjve, përpjekjen për liri nga të burgosurit politik, angazhimin e mijërave veprimtarëve të çështjes kombëtare. Ne ishim gjeneratat e përbashkëta, që donim barazi e demokarci. Universiteti dhe shkollat e mbyllura, vrasjet, torturat dhe shtypjet me dhunë gjithandej në Kosovë, ishin treguesi i momentit në renditje se Liria donte më shumë përpjekje, e më shumë angazhim. Ne do ta kujtonim natyrisht ngritjen e flamurit më 1968, demonstratat në 1981, 1989, 1990, rezistencë paqësore, e protestat deri te lufta Çlirimtare. Ne nuk do ta harronim asnjëherë Ramë Blacën, Fadil Vatën, Besim Ndrecën, dhe shumë martirë të tjerë. Për ne nuk do të harrohej kurrë momenti i rënies së shokut në betejë. Për ne nuk do të harrohet, kurrë varrimi i fëmijëve, grave, pleqve, dhe i të gjithë atyre të pafajshmëve, nga një gjenocid i një shteti që do ta mbaj në sirtar Historia. Ne jemi gjeneratat që duhet ta falënderojmë angazhimin ndërkombëtar që na dha mbështetje, dhe e ndihmoi kauzën tone. “13 Qershori” do të mbahet mend gjithmonë. Jehona e kësaj date është në hapat e dëshmorëve, është momenti i heronjve, është sakrifica e popullit që dha gjithçka. Ne kemi përgjegjësi para kësaj përpjekje. Puna dhe angazhimi i sinqertë e nderon sakrificën e tyre. Ne duhet ta përsërisim çdo ditë brenda ndërgjegjes tonë, kudo ku veprojmë, kudo ku punojmë, se jetojmë sot falë tyre! I përjetshëm qoftë kujtimi për secilin që i dha vendit në kohen dhe vendin duhur!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …