Të shtunën në fshatin Opterushë të komunës së Rahovecit u shënua 25-vjetori i masakrës nga forcat terroriste të shtetit të Serbisë, ndaj qytetarëve shqiptarë, ku u vranë dhe maskaruar 32 martirë.
Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, Kryetari i AAK-së dhe ish Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, z. Ramush Haradinaj, familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së.
Klikoni në linkun me poshtë për të përcjellur fjalimin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ne shënimin e 25 vjetorit të masakres nga forcat terroriste serbe ndaj qytetarëve shqiptarë në fshatin Opterushë ku u vranë dhe maskaruan 32 martirë.