Më 27 prill 2018, Qeveria e Kosovës e ka aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2019-2021 dhe e ka proceduar në Kuvend.
Kjo kornizë është dokumenti bazë i planifikimit buxhetor për tre vitet e ardhshme.
Grupi Parlamentar i LDK-së e ka iniciuar këtë debat parlamentar për të diskutuar:
Së pari, sa janë reale projeksionet për tre vitet e ardhshme,
Së dyti, përputhshmërinë e këtyre projeksioneve:
Me nevojat ekonomike, sociale e zhvillimore të Kosovës,
Me premtimet elektorale të koalicionit qeverisës dhe
Me Programin e Qeverisë 2017-2021.
Ne e kemi analizuar me kujdes këtë dokument. Ky dokument e shpërfaq mungesën e vizionit të kësaj Qeverie se kah duhet të shkojë shoqëria dhe ekonomia kosovare.
Dokumenti e bënë të qartë se ky koalicion nuk ka as njohuri dhe as përkushtim për të ofruar një qeverisje që është PËR QYTETARËT.
Të shohim sa janë reflektuar premtimet elektorale në këtë dokument.
Premtimi për rritje ekonomike 7-8 për qind ka qenë mashtrim, pasi në kornizë rritja është paraparë 4-5%.
Krijimin e mijërave vende të reja të punës ka qenë mashtrim.
Të vetmit persona të punësuar janë 522 anëtarë të kabinetit qeveritar, me 22 ministra, me 220 anëtarë të kabineteve, afër 70 zëvendësministra me 210 persona në shërbim të tyre. Tash edhe koordinatorët nacionalë.
- Veseli gjatë fushatës nënshkroi Memorandum me Lidhjen e Pensionistëve për rritje të pensioneve 25% dhe minimalja e pensionit 200 euro.
Ky është një mashtrim, pasi nuk është reflektuar në projeksionet financiare në këtë kornizë të shpenzimeve.
- Haradinaj dhe Z. Veseli premtonin se do t’i rrisim pagat në sektorin publik me 30%.
Në këtë kornizë, pagat rriten me 3%.
Ndërkaq, për vete pagat i kanë rritur jo 30% por 100%.
Z.Haradinaj ka premtuar se brenda 90 dite, minatorëve do tu njihet stazhi i punës.
Nuk ka asnjë veprim pas 9 muaj të qeverisjes.
Statuti i Trepçës lë jashtë asetet e Trepçës, duke ngritur dyshime.
Pra, është e qartë se këto premtime kanë qenë mashtrime elektorale.
Kjo kornizë e shpenzimeve e bënë të qartë se, sikurse premtime elektorale, edhe Programi Qeverisës 2017-2021 është mashtrim.
Ja faktet:
Programi Qeverisës
Korniza Afatmesme e Shpenzimeve
Në Programin Qeverisës, në faqe 6, parashihet buxhet më i lartë për bujqësi.
Ndërkaq, në Kornizë, rritja e buxhetit për bujqësi është zero.
Por, këtu kemi një skandal.
Për bujqit jo serb, Qeveria mbulon 50% të investimit në bujqësi.
Ndërkaq, për bujqit serb, Ministri Rikallo mbulon 90% të investimit.
Sipas Programit Qeverisës, investimet do të vijnë kryesisht nga sektori privat.
Por, në Kornizë trendi i rritjes së investimeve është dukshëm më i ulët se në tri vitet e fundit.
Sipas Programit Qeverisës, rritja e të hyrave vjen nga eliminimi i evazionit fiskal.
Por, në Kornizë trendi i rritjes së të hyrave buxhetore është përgjysmuar krahasuar me vitin 2016.
Programi Qeverisës parasheh rritje ekonomike 5-7%.
Në Kornizë, rritja ekonomike është paraparë 4-5%.
Në faqen 39 të Programit Qeverisës, thuhet se kthimi i TVSH-së do të jetë shumë i shpejt.
Në Kornizë, shuma e TVSH-së që do ju kthehet bizneseve për 2019-2021, është e njëjtë si në tre vitet e fundit (Tabela në faqe 27).
Për të realizuar këtë premtim të Programit Qeverisës, shuma e kthimit të TVSH-së do të rritej.
Në Program, në faqen 39 thuhet se pagesa e TVSH-së do të filloj të zhvendoset nga kufiri në brendi të vendi.
Ky është qartë mashtrim.
Në Kornizë, në Tabelën 1 në faqe 27, inkasimimi i TVSH-së rritet me 10% për tri vitet e ardhshme, si në kufi ashtu dhe në brendi të vendit.
Sikur ky premtim të realizohej, atëherë inkasimi i TVSH-së në kufi do të zvogëlohet, e do të rritjen më brendi të vendit.
Në Programin Qeverisës parashihet themelimi i:
Fondit për Teknologjinë Informatike,
Fondit për financim të projekteve,
Fondit për ndërmarrësi etj.
Ndërkaq, në Kornizë nuk vërehet se do të ketë diçka të tillë në tre vitet në vijim.
Është më se e qartë se kjo kornizë e shpenzimeve nuk siguron përmbushjen e premtimeve elektorale dhe as të Programit Qeverisës.
Kjo nënkupton se ato premtime kanë qenë mashtrim dhe se Programi Qeverisës është dokument i pavlerë.
Projeksionet në këtë kornizë nuk janë reale dhe nuk janë konsistente me parametrat e zhvillimit ekonomik.
Si rezultat, kjo Kornizë nuk mund të shërbejë si orientim për përgatitjen e buxhetit për vitin që vjen.