leoni

Partia FJALA

Fjala: Gavriq duhej të dënohej maksimalisht e jo me 13 vjet

Partia Fjala ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin e serbit, Sllobodan Gavriq, i cili është shpallur fajtor për përgatitjen e veprave terroriste. Sipas kësaj partie, një vepër e tillë terroriste meriton dënim maksimal dhe jo 13 vite.Ne konsiderojmë që ky vendim është jo i drejtë, i ulët dhe i ndikuar politikisht, për faktin se i akuzuari Gavriq është arrestuar në dhjetorin e vitit 2014 me 13 kg eksploziv pranë Ambasadës Amerikane dhe që planifikonte akt terrorist me përmasa katastrofale për vendin tonë dhe për gjithë qytetarët e Kosovës. Një vepër e tillë terroriste dhe me sasi të madhe të eksplozivit, meriton dënimin maksimal, e jo 13 vite. Ky vendim i gjykatës edhe një herë vërteton konstatimin e Raportit të Progresit të BE, se institucionet e drejtësisë në Kosovë janë të ndikuara nga politika”, thuhet në reagimin e Partisë ‘Fjala’.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …