Miq të dashur,
Aktivistë të nderuar,
Me shumë dëshirë do të isha në mesin tuaj, për të ju takuar dhe përshëndetur nga afër. Fatkeqësish gjendja ime shëndetësore kërkon që unë të jam më i kujdesshëm për veten time dhe rrethin tim. Ju kërkoj ndjesë. Ju falënderoj nga zemra për promovimin e librit tim, të Jasharit dhe Agimit. Zakonisht promovimi i librave nënkupton një festë të vogël për kulturën, dhe kjo kur ndodh jashtë atdheut ka kuptim më të thellë, prandaj më lejoni të ju përshëndes dhe tua dëshiroj më të mirën e mundshme.
Sot, të gjithë ne kemi diçka për të rrëfyer, jetojmë në shekullin e rrëfimeve, por kur rrëfimet vijnë nga njerëzit e thjeshtë, të sakrificës, të burgosur politikë, të syrgjynosur politikë, gyrbetqarë me gjithë familje, atëherë rrëfimi shndërrohet në një kulturë të vogël, në një histori të veçantë, dhe bashkërisht formojmë atë që ne i themi dëshmi e kohës, dëshmi për historisë dhe shembull për ardhmërinë. Shekulli i rrëfimeve të shqiptarëve, merr kuptim lavdiplotë me rrëfimin për UÇK-në, e cila e projektoi ardhmërinë tonë edhe për shekullin që po vie e edhe deri tek fundi i kohës, prandaj rruga deri tek UÇK-ja dhe rruga pas saj do të janë gjithmonë pjesë e rrëfimeve në librat tanë, krenari kulturës sonë, krenari e kombit.
Gjithsesi i falënderoj edhe organizatorët e këtij promovimi të kulturës sonë, e në veçanti Kryetarin i Pikës Obersee të LVV-së së mërgimtarëve në Zvicër Ilmi Cakollin, së bashku me shokët tjerë. Gatishmëria e juaj, sot e gjithmonë do të jetë inspirim për ne dhe brezat pas nesh.
Ju falëm nderit dhe me shumë respekt
I Juaji Fitim Fitimi (Nysret Hajdari)
10.12.2021
Zvicër