Partia FJALA e ka kujtuar masakrën e Dubravës në 19 vjetorin e saj. Janë bërë 19 vite nga masakra në burgun e Dubravës, masakër kjo e cila u krye nga forcat policore e ushtarake të Serbisë. Në këtë masakër humbën jetën 150 të burgosur shqiptarë. “Ne si FJALA, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare të i bëj presion Beogradit që t’i dorëzoj para drejtësisë ata kriminel që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër” thuhet në reagimin e kësaj partie.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …