Fjalët për ndryshim kufijsh janë vetëm “simptome” të problemit të Kosovës, ka deklaruar për Dojçe Vele ish i dërguari special amerikan për Kosovën, Kristopher Robert Hill. “Më vjen keq që në vitin 2019 ende janë pesë vende të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. I kuptoj arsyet, sepse secila e ka Kosovën e vet”, është shprehur Hill. “Por, nëse më pyetni për qëndrimin tim, unë e dua Kosovën që është bërë shtet i pavarur, meqë njerëzit e saj kanë dashur që ajo të jetë e pavarur, por që ky shtet i pavarur të jetë i pranueshëm për fqinjët dhe gjithë Europën. Ka ende shumë punë”, ka shtuar ai, “Mendoj se çështja e Kosovës mbetet çështje që ndan Europën nga qëllimi i saj që të bëhet e tërë dhe në paqe”, është shprehur Hill.
