Deputetja e LDK-së, një kohë e LDD-së, tani prapë e LDK-së, Besa Gaxherri, në fjalën e saj, më 1 shtator 2016, në Kuvendin e Kosovës, edhe për kundër rregullorës, (por që e kishte lejuar si përjashtim, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli), me fjalorin e saj të ulët, diskursin tipik serb, ka fyer deputetët e Vetëvendosjes e veçmas deputeten, Albulenë Haxhiu, së cilës i drejtohej duke i bërë me gisht duke i thënë të mbyllte gojën dhe të mos uluriste, ( zavezi, nemoj da lajes). Fjalori i saj i ulët si dhe përpjekjet për ta paraqitur Vetëvendosjen si organizatë terroriste, na kthejnë në kujtesë kohën e suprimimit të Autonomisë së Kosovës, në vitin 1989 kur me gjuhën e urrejtjes lehnin si në kor, Jusuf Karakushi, Zhivorad Igiqi, Rada Trajkoviqi, Rrahman Morina, e të tjerë duke iu drejtuar shqiptarëve me të njëjtat fjalë, duke iu bërë me gisht dhe duke kërkuar ta mbyllnin gojën, njëjtë sikur ka vepruar dje deputetje e LDK-së, Besa Gaxherri, kundër Vetëvendosjes, duke e kualifikuar madje edhe si organizatë terroriste.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …