leoni

Albin Kurti

Fjalimi i ekzaltuar i Albin Kurtit, për fitoren e pretenduar, në Prishtinë, shpreh frikën nga humbja fatale, në balotazh

Fjalimi i ekzaltuar i Albin Kurtit, për fitoren e pretenduar, në Prishtinë,  paraqet rastin eklatant të shfrenimit politik nga frika e papërshkrueshme për humbjen e mundshme në të gjitha komunat e Kosovës. Paraqitja e tij në tubimin e mbrëmshëm zgjedhor, duke prezantuar kandidatin për kryetar në komunën e Prishtinës, “Ben Vitia”,  ishte e veçantë sidomos për  fjalimin që e mbajti me një ekzaltim deri në nivel të dëlirit, duke madhëruar qytetin e Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës, që sipas tij  lidh të gjitha fijet me komunat, Qeverinë, Kuvendin, Presidencën. Prishtina është e para dhe kush fiton Prishtinën ka fituar zgjedhjet, kështu paralajmëron fitoren, Albin Kurti, i frikësuar deri në palcë për humbjen fatale, të cilën nuk e ndreq dot fitorja në Prishtinë, as në Prizren ku ka pak gjasa. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …