Fjalimi i kryetarit Rufki Suma me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme për komunën tonë padyshim se është  29 Gushti, Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit.

Kjo ngjarje këtë vit shënohet në kuadër të 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.

Për liri është dhënë shumë, ku pjesë e sakricës ishte populli shqiptarë duke përfshirë brenda dhe jasht kufijve tanë, gjatë kohës së luftës u krijua një vetëdije mobiluese ndër shqiptarë duke ndihmuar në forma të ndryshme luftën e dinjitetshme qoftë me pjesëmarrje aktive në luftë, qoftë në aspektin logjistik duke e përfshirë edhe disporën dhe familjet shqiptare nga Maqedonia dhe Shqipëria e shumë vende të ndryshme edhe jasht trojeve shqiptare, ku pa hezitim u bëmë një,  me të vetmin qëllim për liri të plotë të vendit tonë të larë në gjak.

E tërë kjo rrjedhoje erdhi si pasojë e  dhunës dhe pesekutimit të shqiptarëve nga pushtuesi kriminal serb në të gjitha fushat e jetes, duke mbylluar shkollat shqipe, duke burgosur e persekutuar shqiptarët, duke larguar me dhunë shqiptarët nga shtëpit e tyre, me të vetmin qëllim që të kolonizoj tokën tonë autoktone shqiptare, por përpjekja e shqiptarëve gjeneratë pas gjeneratë e pamundësoi planin famëkeq të Sërbisë famëkeqe .

Sakrifica dhe përpjekja shekullore e shqiptarëve padyshim kishte rezultate, por me mertitorët janë dëshmorët dhe viktimat civile ku ngritën në këmbë edhe faktorin ndërkomëbtar, të cilët bashkërisht me forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës arritën ta ndalin gjenocidin serb dhe realizimin e planit të tyre makabër.

Të nderuar të pranishëm, nderimi dhe rrespekti për dëshmorët dhe të gjithë ata që sadopak konitribuan në forma të ndryshme për lirinë që ne dhe brezi i ri po e gëzojmë na bën të ndihemi krenarë e mirënjohës me punë dhe vepra siç kjo e sotmja pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare.

Te nderuar te pranishem, sot, 20 vite më parë ne Puset e Nikës u bë rivarrimi i ushtarëve të vrarë ne fronte te ndryshme te luftes, andaj nga ajo ditë e deri më sot 29 gushti shënohet si Dita e Dëshmorëve te Hanit te Elezit, tani e rradhitur edhe ne kalendarin e festave zyrtare te komunës së Hanit te Elezit.

Krahas 8 dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves, Hani i Elezit dha edhe 7 dëshmorë të tjerë në fronte te tjera te luftrave çlirimtare dhe dhjetë të tjerë gjeten vdekjen si pasojë e dhunës serbe dhe asaj maqedone mbi shqiptarët e kesaj ane.

Pllaka perkujtimore qe do te shpaloset pas pak përkujton te gjithë dëshmorët dhe viktimat civile te luftes ne Han te Elezit nga viti 1991 e këndej.

Të nderuar te pranishëm në emrin tim personal, te komunës së Hanit te Elezit dhe qytetarëve te saj shfrytezoj rastin te falënderoj presidentin Thaqi per vendimin e tij per ti dekoruar me urdhërin Hero i Kosovës të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës te Brigadës 164 “Gafurr Loku”  .

Lavdi e perjetshme per te gjithë deshmorët e kombit dhe viktimat civile te luftes

Nder dhe rrespekt Ushtarëve te lirisë dhe gjithë atyreve që kontribuan per lirinë e trojeve shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …