Kryetarja, Vjosa Osmani, pas përfundimit të fjalimit vjetor, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilin e kanë bojkotuar deputetët e opozitës, ka shkuar tek ulëset e pesë deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, Armend Zemaj, Besjan Mustafa, Valentina Bunjaku e Anton Quni, të cilët ishin të vetmit nga LDK-ja që morën pjesë në Kuvend, gjatë fjalimit të saj. Ajo është parë e disponuar gjatë përshëndetjes me ta, madje nuk ka mjaftuar vetëm një zgjatje dore, por është përqafuar me veçanërisht me deputeten, Valentina Bunjaku, nga LDK-ja. Fjalimi i sotëm i zonjës Osmani është bojkotuar me mospjesëmarrje në seancë nga ana e tri partive opozitare: LDK, AAK dhe PDK. Ishin vetëm pesë deputetë opozitarë të LDK-së që thyen qëndrimin e partive të tyre, duke marrë pjesë në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …