Fjalimi i kryetarit Bashota me rastin e 18-qershorit – Ditës së çlirimit të Klinës

Fjalimi i kryetarit Bashota me rastin e 18-qershorit – Ditës së çlirimit të Klinës

Të nderuar qytetarë të Komunës së Klinës,

Ndihem i privilegjuar dhe tepër krenar, që kam rastin t’ju drejtohem sot, në 17-vjetorin e Çlirimit të Klinës, ditë kjo që shënon heqjen e prangave të robërisë nga pushtuesi shekullor serb.

Edhe në këtë përvjetor, si gjithë të tjerët të shënuar më parë, përkujtojmë dhe falënderojmë të gjithë ata që dhanë jetën, sakrifikuan, kontribuuan në periudha të ndryshme kohore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kjo ditë na i kujton dëshmorët e kombit, martirët dhe viktimat e luftës. Sot, kujtojmë edhe të pagjeturit, të cilët edhe pas ka shumë vitesh u mungojnë familjeve dhe Komunës së Klinë. Kujtojmë luftën heroike të UÇK-së, në krye me Komandantin legjendar Adem Jashari, po edhe intervenimin 78-ditësh të Aleancës Veri-atlantike, që së bashku detyruan okupatorin serb të tërhiqet përgjithmonë nga Kosova.

Duke kujtuar të kaluarën dhe mbështetur në vlerat e atyre që u sakrifikuan Klina është duke ecur përpara, me synimin që të bëhet qytet bashkëkohor dhe i zhvilluar. Jemi të obliguar që të gjithë të kontribuojmë ta rrisim shkallën e sukseseve, e suksesi dhe përparimi arrihet vetëm duke qenë serioz në punë, transparent në detyra dhe të përgjegjshëm para ligjit dhe qytetarëve.

Le të punojmë, pra, me dashuri dhe me besim se e ardhmja e Komunës së Klinës dhe e Republikës së Kosovës dhe e qytetarëve të saj do të jetë më e ndritur dhe më e begatshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …