Bllokimi i rrugës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, ka ndodhur edhe në Bradashesh të Elbasanit. Me qindra veta, në prani edhe të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë bllokuar këtë aks mjaft të rëndësishëm, jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por për të gjithë juglindjen. Përveçse kanë bllokuar rrugën në rrethrrotullimin e Bradasheshit, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë djegur goma. Ndërsa opozita protestoi kundër qeverisë, duke e akuzuar atë se po varfëron shqiptarët, për ironi deputeti demokrat është paraqitur në protestë me makinën e tij super luksose. Derisa Flamur Noka dhe Bardh Spahia kanë udhëhequr protestuesit në rreth-rrotullimin e Milotit duke kërkuar rrëzimin e qeverisë, një makinë luksoze ka tërhequr vëmendjen e tubuesve. Ish-ministri Noka zgjodhi të shkojë me Mercedesin e tij luksoz G Class, e cila kushton së paku 125 mijë dollarësh dhe modelet e saj nëpër botë janë të limituara në prodhim. Noka i ka shpërndarë protestuesve disa bidona ujë dhe më pas është larguar.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …