Është rikthyer flamuri kombëtar “Të Rrethi”, në hyrje të Prishtinës. Rreth vendosjes së flamurit në këtë pikë të kryeqytetit kishte mosmarrëveshje midis atyre që këmbëngulin për vendosjen e simbolit kombëtar dhe të tjerëve që donin atë shtetëror. Qeveria pak ditë para 10-vjetorit të Pavarësisë vendosi që aty të vendosej flamuri shtetëror, ndërsa siç merret vesh me urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj tash është kthyer flamuri kombëtar.
