Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale sonte nga Dollneni e vazhdoi në Pllasnicë, ku prezantoi kandidatin për kryetar të komunës në Pllasnicë z. Alija Jaoski dhe listën e këshilltarëve.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti para banorëve të Pllasnicës theksoi se platforma zgjedhore e partisë së tij ka për bazë Agjendën e blertë e cila garanton jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e Pllasnicës.
“Në këtë 20 vjetor, Marrëveshja e Ohrit i vendosi në situatë të barabartë të gjithë komunitetet, bëri paqe në këtë vend. Është arritur që të gjithë qytetarët të jenë dal-zotës në vendin e vet. Kjo përkrahje që ka ardh për gati dy dekada me rradhë, është si rezultat i vlerësimit të drejt që bëhet për shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, sepse ne ju ftuam që të gjithë të jetojmë me dinjitet dhe të barabartë. Çdo veprim e kam bërë me përgjegjësi të lartë. Jam përpjekur të jem realist, kam punuar me zemër dhe me kokë të ftohtë. Kush nuk ka besuar, se në këtë vend do të arrihet që komunitetet të kuptohen mes veti, ka edhe shumë punë të bëhen, a ka paragjykime, sigurisht që ka. Ky vend shumë shpejt do jetë pjesë e BE-së, dhe unë besoj se ky vend ka kapacitet për të çuar punët përpara. Sot jemi me një Agjendë të re, shumëkush kishte rezerva por ne dolëm me këtë platformë. Pra kjo platformë është jetë, është për ajër të pastër. Aliu si kandidat për kryetar komune, ne do i rimë mbas dhe duhet të mbështesim dhe të dalim faqebardhë”, ka theksuar kështu Ali Ahmeti.
Kandidati për komunën e Pllasnicës, z. Alija Jaoski kërkoi mbështetje nga banorët për të vazhduar më tej me realizimin e projekteve që janë në programin zgjedhor për komunën e Pllasnicës. Ai tha se motivi kryesor për të garuar për mandate në krye të komunës janë pikërisht të rinjtë dhe Agjenda e blertë.
“Unë si kandidat për kryetar të ardhshëm, për këto 9 muaj jeni dëshmitarë për atë që kam bërë, andaj kërkoj përkrahjen tuaj në këto zgjedhje lokale për numrin 3 dhe këshilltarët tanë. Nga të gjitha projektet që kemi dërguar në ministri të ndryshme, të gjitha janë miratuar dhe realizuar. Duke falenderuar deputetët dhe ministrat për rrugën regjionale që po bëhet dhe është në fazë përfundimtare që do të shërbejë për gjithë qytetarët. Dua të theksoj edhe një punë shumë të rëndësishme, duke falenderuar Zëvendëskryeministrin e parë Grubi të punësuarit nga MO janë vendosur në vendet e punës në Kërçovë dhe Mak.Brod. Ju premtoj të gjithëve që do të punojmë edhe më shumë në punësimin e të rinjëve në institucione të ndryshme përfshirë këtu edhe vende udhëheqëse dhe kam një porosi që rinia duhet të ndjek arsimimin e lartë”, ka thënë në fjalimin e tij para banorëve të Dollnenit, Alija Jaoski.
Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale garon me 19 kandidat për kryetar komune dhe me 35 lista për këshilltarë. Gjatë ditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha qytetet, komunat dhe vendbanimet për të prezantuar kandidatët për kryetar komunash dhe këshilltarë komunale. BDI fushatën do ta vazhdojë në komunën e Butelit dhe Shuto Orizares, ku do të prezantojë Platformat për këto komuna, përkatësisht edhe Listat për këshilltarë.