– Delegacioni shqiptar përbëhej nga historiani i kinemasë Abaz Hoxha, e regjisorët Viktor Gjika dhe Kristaq Dhamo.
– Ne konstatuam se në ekranet e kinoteatrove të Varnës në kohën e shfaqjeve të festivalit, është projektuar filmi artistik grek “Qielli”, ku pasqyrohen rivendikimet tokësore, shoviniste greke.
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
“Kinostudia Shqipëria e Re”, ishte një institucion plot krijimtari. Ky kompleks neoklasik u projektua nga një grup arkitektësh sovjetikë dhe u ndërtua nga specialistët shqiptarë në vitet 1950-1952. Dikur ka qenë ndërtesa e Studios Kombëtare Shqiptare të Filmit e njohur si Kinostudio “Shqipëria e Re” si dhe e Arkivave Kombëtare të Filmit. Sot këtu ndodhen Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës. Sot ky institucion është thuajse inegzistent. Në sistemin monist kishte dhe sjkëmbime eksoeriencash mes vendeve socialsite. Abas Hoxha një dnër speciakistët kryesorë flet për një Festival Ndërkombëtar të Filmit, ose më saktë për Festivalin e parë të filmit ballkanik që u zhvillua në Varna të Bullgarisë.
– Kinostudio “Shqipëria e Re” mirrte pjesë në shumë Festivale në sistemin monist. Kush nga këto ju ka bërë më shumë përshtypje?
Më 4 gusht 1965 gati 52 vjet më parë kinematografia shqiptare mori pjesë për herë të parë në një Festival Ndërkombëtar të Filmit, në Festivalin e parë të filmit ballkanik që u zhvillua në Varna të Bullgarisë, nën patrozhin e UNESCOS të përfaqësuar nga italiani Enrico Fulchignoni. Delegacioni shqiptar përbëhe nga historiani i kinemasë Abaz Hoxha, e regjisorët Viktor Gjika dhe Kristaq Dhamo. Por pjesëmarrja e grupit shqiptar shumë shpejt do të kalonte përmes një incidenti. Sipas historianit Hoxha gjatë zhvillimit të Festivalit u përballëm me një provokacion antishqiptar- ku në kundërshtim me rregulloren dhe Statutin e Festivalit- u shfaq një film grek me pretendimet për “Epirin e Veriut”. Ky ishte një akt, i cili e detyroi delegacionin shqiptar të bënte një konferencë shtypi dhe të largohesh nga Festivali duke rezervuar të drejtën për pjesëmarrje në ngjarje të tjera ndërkombëtare të Filmit. “Ky denoncim i yni u bë objekt i shtypit dhe televizioneve-kryesisht të ish vendeve socialiste dhe vecanërisht ato Jugosllave, Çeke dhe Hungareze duke na akuzuar si prishës së harmonisë të vendeve të Ballkanit. Qendrimit tonë i bëri jehonë edhe shtypi shqiptar nëpërmjet gazetës “Zëri i Popullit”, e cila botoi në faqen e parë edhe deklaratën e delegacionit tonë”, thotë historiani Hoxha.
Ja çfarë shkruante gazeta “Zëri i Popullit” 52 vjet më parë!
“Sikurse është njoftuar ditët e fundit u çel në Varna të Bullgarisë Festivali i Parë i Filmit Ballkanik.
Për t?i shërbyer qëllimit të Festivalit, mirëkuptimit e miqësisë midis popujve ballkanikë, Republika Popullore e Shqipërisë mori pjesë me një delegacion dhe me një numër filmash për t’u shfaqur në Festival. Për fat të keq, nga ana e autoriteteve bullgare, të cilët ishin organizatorët dhe mikpritësit e festivalit, ky rast u shfrytëzua për të kryer një provokacion ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë. Në këto kushte, pas protestave të tij energjike pranë Komitetit Drejtues të festivalit, më 12 gusht 1965, delegacioni shqiptar u detyrua të mbajë qëndrim me një konferencë shtypi në Varna, kundër këtij provokacioni antishqiptar dhe për këtë shkak të largohet nga festivali. Të njëjtën ditë, delegacioni shqiptar u drejtoi pjesëmarrësve të Festivalit të filmit ballkanik një deklaratë me shkrim me përmbajtjen që vijon: “Delegacioni shqiptar në Festivalin e Parë të Filmit Ballkanik erdhi në kohë dhe në përbërje të plotë me njoftimin zyrtar bërë Komitetit të Festivalit. Ai erdhi me vullnet të mirë, për të kontribuar në realizimin e qëllimeve të caktuara nga statuti i Festivalit të Filmit Ballkanik, gjë që vërtetohet nga pjesëmarrja aktive e delegacionit në të gjitha aktivitetet e ushtruara sipas programit dhe nga të gjitha intervistat e dhëna gazetarëve të ndryshëm për shtypin dhe radion. Gjatë bisedave krijuese me kineastët e vendeve të ndryshme dhe veçanërisht me kineastët bullgarë, anëtarët e delegacionit shqiptar shkëmbyen mendime dhe eksperiencë lidhur me çështje krijuese të artit kinematografik. Ky shkëmbim u cilësua reciprokisht i vlefshëm dhe frytdhënës. Por ne konstatuam se në ekranet e kinoteatrove të Varnës në kohën e shfaqjeve të festivalit, është projektuar filmi artistik grek “Qielli”, ku pasqyrohen rivendikimet tokësore, shoviniste greke mbi të ashtuquajturën “Epir të Veriut”,siç e quajnë shovinistët grekë pjesën jug-lindore të Shqipërisë, që përbën një territor të gjerë të Republikës Popullore të Shqipërisë.
Pra, në film ky territor paraqitet si “tokë amtare greke”. Si reaguat ju?
Ky është një provokacion i hapur nga qeveria bullgare, vendi organizator i Festivalit të Parë, i cili ka marrë dhe shfaqur këtë film pikërisht në Varna në kohën e Festivalit të Filmit Ballkanik. Delegacioni shqiptar, vuri menjëherë në dijeni Komitetin drejtues të Festivalit.24 orë pas kësaj, Komiteti në fjalë nuk kishte marrë akoma masa konkrete për mënjanimin e incidentit. Delegacioni shqiptar proteston përsëri në mënyrë të vendosur pranë Kryetarit të Komitetit Drejtues.Megjithëse pala bullgare kërkoi ndjesë dhe premtoi se do të marrë masat e nevojshme, akoma edhe sot, ditën e kinematografisë shqiptare, filmi grek “Qielli” figuron në të gjitha reklamat e filmave të festivalit, të vendosura në të gjitha anët e qytetit, prandaj pala bullgare mban përgjegjësi të plotë dhe të rëndë për vetë aktin dhe për rrjedhimet që mund të ketë ky provokacion. Ky është një provokacion i bërë me qëllim dhe drejtohet kundër frymës së vetë festivalit, kundër miqësisë shqiptaro-bullgare dhe i shërben politikës antishqiptare të qarqeve shoviniste greke dhe të imperializmit amerikan, politikës së përçarjes midis popujve ballkanikë, dhe jo miqësisë e mirëkuptimit, që janë qëllim i festivalit. Në këto rrethana, delegacioni i kinematografisë shqiptare e konsideron të pamundur qëndrimin e tij të mëtejshëm në Festivalin e Parë të Filmit Ballkanik dhe proteston energjikisht kundër këtij akti të shëmtuar. Përpara largimit të tij të detyrueshëm, përgjegjësinë, për të cilin e mban plotësisht pala bullgare, delegacioni deklaron edhe njëherë se ai përkrah qëllimet e mira të Festivalit të Filmit Ballkanik. Delegacioni shqiptar shpreh keqardhjen për faktin që qysh në Festivalin e Parë, pati vend një provokacion kaq i ulët, që drejtohet kundër tërësisë tokësore të Republikës Popullore të Shqipërisë. Megjithatë, delegacioni rezervon të drejtën, për të marrë pjesë në Festivalet e tjera të këtij lloji”. Ky shkrim u botua në faqen e parë të gazetës “Zëri i Popullit” e shtunë 14 gusht,1965. Delegacioni shqiptar përbëhej nga : 1.Abaz Hoxha-Kryeinxhinier i Kinostudios “Shqipëria e Re”(prezantuar si Zv/drejtor), Kryetar i delegacionit. 2.Kristaq Dhamo-regjisor, anëtar delegacioni. 3.Viktor Gjika-operator, regjisor, anëtar delegacioni.
Si është trajtuar ky problem nga qarqet shoviniste në kinemanë greke (filmi artistik grek “Qielli”)?
Në gusht 1965 u zhvillua në Varna të Bullgarisë Festivali i I i Filmit Ballkanik, ku merrnin pjesë të gjitha vendet Ballkanike si dhe të ftuar edhe nga shumë vende të tjera kryesisht të Lindjes si Hungaria, çekosllovakia, Polonia, B.Sovjetik etj. Festivali bëhesh nën patronazhin e UNESCO-s që përfaqësohesh nga italiani Enrico Fulchinioni.Në krye të Festivalit u zgjodh një Komitet Drejtues, që përbëhesh nga kryetarët e delegacioneve të të gjitha vëndeve Ballkanike. Ky Komitet drejtohesh nga vendi organizator (Bullgaria) e përfaqësuar nga Ministri i Kulturës,Videnov. Në statutin dhe rregulloren e Festivalit ishte e përcaktuar qartë se nuk pranohesh dhe nuk lejohesh asnjë film që cënonte dinjitetin kombëtar të vendeve pjesëmarrëse ose vendeve të tjera. Festivali kishte zgjuar interes të veçantë në shkallë botërore për arsye të ngjarjeve, që po zhvilloheshin në kampin socialist, kontradiktat e ndryshme si për t’u çliruar nga tutela sovjetike ashtu edhe tendencat hegjemoniste, që kërkonte të kishte secili vend ballkanik. Për këto arsye kishte një pjesëmarrje shumë të gjerë të përfaqësonjësve të shtypit të shkruar dhe elektronik me rreth 150 gazetarë që nga Japonia deri në Sh.B.A. Delegacioni shqiptar shoqërohej nga një regjisor bullgar dhe kishte si përkthyes shkrimtarin shqiptar me banim të përhershëm në Bullgari,Thoma Kacori.Në atmosferën festive të Festivalit ishin organizuar disa veprimtari të ndryshme që nga konferencat e shtypit për secilin vend pjesëmarrës që ishin të organizuara mirë dhe merrnin pjesë të gjithë gazetarët dhe të ftuarit, sesione shkencore si p.sh ai me temën “Kinemaja që na bashkon”(mbi rolin human të kinemasë), etj. Çdo vendi pjesëmarrës i ishte rezervuar një ditë e posaçme ku shfaqeshin filmat në publik me pjesëmarrjen edhe të autoriteteve më të larta të shtetit bullgar etj. Gjithë kinematë e Varnas në ditët e Festivalit shfaqnin filma të vendeve ballkanike në kuadrin e Festivalit. Vetë Festivali nuk kishte si qëllim konkurimin, por njohjen e kinematografisë ballkanike dhe kjo, siç duket, ishte bërë me qëllim që të mos kishte qejf mbetje dhe mospajtime në rastin e dhënies së çmimeve. Pra si të thuash si filmat e programuar si pjesëmarrës në Festival ashtu edhe ato që ishin jashtë tij, por shfaqeshin ato ditë në kinematë e Varnas kishin funksione të barabarta me synimin e afrimit dhe bashkëpunimit midis kinematografive të vendeve Ballkanike që ishte edhe synimi i UNESCO-s.Veçanërisht shtypi bullgar i kushtoi një vemëndje të veçantë Festivalit si ai lokal,i Varnas ashtu edhe shtypi qëndror (Sofie). Botoheshin intervista të shumta me kineastë të vendeve të ndryshme, etj. Delegacioni shqiptar pati kontakte të shumta me kineastë të vendeve ballkanike e më gjerë dhe veçanërisht u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë e miqësore me kineastët e vendit organizator, Bullgarisë. Këtë e dëshmuan edhe prononcimet zyrtare në shtypin bullgar. Por delegacioni ynë u ndodh në mënyrë të befasishme para dy incidenteve nga të cilat njëra kishte të bënte me përfaqësuesit e shtypit bullgar dhe tjetra pati karakter të theksuar politik, që kishte të bënte me qeverinë Bullgare. Në një intervistë që u dha gazetarëve bullgarë kryetari i delegacionit shqiptar jepte një vështrim të shkurtër të rrugëve, që kishte ndjekur kinematografia shqiptare nga lindja e saj si dhe lidhjet e saj fillestare me përfaqësues të ndryshëm të kinematografisë sovjetike, jugosllave, bullgare dhe çeke dhe ndihmën që i kishin dhënë ato që në hapat e para të saj, duke theksuar edhe ndihmën e kinemasë bullgare. Fatkeqësisht deklarata e kryetarit të delegacionit shqiptar ishte transformuar duke vënë theksin sikur kinemaja bullgare ishte një nga themelueset e kinemasë shqiptare. Në këtë kohë po bëheshin shumë deklarata në shtyp, radio dhe televizionet e vendeve të ndryshme ku në veçanti kinematografia jugosllave dhe sovjetike quheshin si themelueset e kinemasë shqiptare dhe fatkeqësisht edhe individë të caktuar që kishin bërë ndonjë kurs specializimi në B.Sovjetik i mbanin avazin kësaj teorie, sigurisht për të nxjerrë në pah se ata vetë ishin themeluesit e saj. Kinemaja bullgare, në kohën e prerjes të marrëdhënieve me Jugosllavinë kishin bërë të mundur montimin e një ose dy filmave dokumentarë ose kronikalë shqiptarë në Sofje, dhe për këtë ne u ishim mirënjohës, për ndihmën e dhënë, por kjo nuk mund të identifikohej me themelimin e kinemasë shqiptare nga bullgaria. Prandaj kryetari i delegacionit shqiptar kërkoi takim me gazetarin respektiv dhe këmbënguli që kjo të përgënjeshtrohej dhe në shtypin e ditës tjetër të vihesh e plotë deklarata e delegacionit shqiptar.
Në fakt përgënjeshtrimi nuk u bë, por një ditë më vonë u dha ekzaktësisht deklarata e kryetarit të delegacionit shqiptar. Incidenti i dytë dhe më i rëndësishmi ishte fakti se në kinematë e Varnas, në kuadrin e veprimtarive të Festivalit, po shfaqesh filmi grek “Qielli” në të cilin kishte pretendime të hapta territoriale karshi Shqipërisë. Filmi kishte si sfond Luftën Italo-Greke dhe në një sekuencë jepte pamje të Korçës të pushtuar nga forcat greke dhe një ushtar grek i shkruante dy herë letra familjes së tij. Në të parën i thoshte se “ne erdhëm në Epirin e Veriut” dhe në të dytën preçizonte se “e morëm përsëri Epirin tonë të Veriut”. Për këtë kërkuam menjëherë takim me drejtorin e Festivalit, të cilit i kërkuam që të hiqesh menjëherë nga qarkullimi ky film, që ishte krejtësisht në kundërshtim me frymën, statutin dhe rregulloren e Festivalit dhe cënonte traditat e lashta miqësore midis dy vendeve tona (Shqipërisë dhe Bullgarisë). Ai na tha se do bisedonte për këtë me Kryetarin e Komitetit, Ministrin e Kulturës Videnov, dhe do të merrnin masa prandaj të mos shqetësoheshim dhe mundësisht të mos e bënim problem këtë çështje. Por filmi grek nuk po hiqesh nga qarkullimi edhe dy ditë më vonë, bile edhe më datën 12 gusht kur delegacioni ynë do jepte një konferencë shtypi. Në hyrjen e ndërtesës të Ministrisë së Komunikacionit ku zhvillohesh konferenca e shtypit ishte programi i shfaqjeve ku përfshihesh edhe filmi grek “Qielli”.
Në këtë mënyrë objekti i konferencës së shtypit ndryshoi komplet dhe në qëndrën e saj, që tërhoqi më shumë vemëndjen e gazetarëve,u vu protesta publike e delegacionit tone, i cili e quajti këtë incident si një akt provokues të qeverisë bullgare (mbasi Kryetar i Komitetit të Festivalit ishte një anëtar i qeverisë bullgare, ministri i Kulturës,Videnov), që kishte lejuar shfaqjen e këtij filmi, që binte ndesh me frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit reciprok midis vendeve ballkanike, cënonte miqësinë me Bullgarinë: u shërbente qarqeve shoviniste greke me pretendimet e tyre absurde për “Epirin e Veriut”: prishte vetë atmosferën e krijuar gjatë Festivalit dhe ishte direkt në kundërshtim me statutin dhe rregulloren e tij. Delegacioni ynë kishte treguar durim duke njoftuar disa herë për heqjen e filmit nga qarkullimi, por këto përpjekje ishin bërë pa vlerë, prandaj ne denoncuam aktin, deklaruam largimin nga Festivali duke rezervuar të drejtën për të marrë pjesë në Festivale të tjera. Këtu shpërthyen pyetjet e gazetarëve, interpretimet e pabazuara të palës bullgare. Deklarata jonë u përkthye në fërngjisht dhe rusisht, por me kërkesën e disa gazetarëve rumunë që na erdhën më vonë në dhomën e hotelit, u përkthye edhe në rumanisht dhe iu shpërnda të gjitha delegacioneve.
-Çfarë kërkuat?
Ne kërkuam me këmbëngulje që deklarata jonë të botohesh të nesërmen edhe në Buletinin e Festivalit, gjë që nuk u realizua. Por atë që bëmë ne me përkthimet e kishte bërë më mirë se ne një gazetar gjerman që e kishte marrë me stenogram gjatë konferencës dhe ua kishte shpërndarë gjithë gazetarëve. Ditët e mëvonshme stacionet e ndryshme të radios dhe televizionit të Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik, Hungarisë etj i bënë jehonë të gjerë kësaj deklarate duke e trajtuar në konceptet e tyre si institucione zyrtare, kur Shqipëria pothuajse kishte prerë çdo marrdhënie politike, diplomatike, kulturore etj jo vetëm me Bashkimin Sovjetik, por edhe me vendet e tjera socialiste. Deklarata e delagacionit tonë u botua në datën 14 gusht 1965 edhe në faqen e parë të “Zërit të Popullit”. E përmenda këtë ngjarje konkrete në fushën e kinematografisë për të dokumentuar si e kanë trajtuar qarqet shoviniste edhe nëpërmjet filmit Luftën Italo-Greke duke e deklaruar hapur se ajo u shndrrua nga një luftë patriotike për të përballur agresionin fashist në një luftë pushtuese territoresh të huaja me pretendimet dhe rivendikimet e tyre absurde të çlirimit të tokave të tyre “Epirit të Veriut”. Kjo politikë ka vazhduar dhe vazhdon të bëhet edhe sot nga qarqe të caktuara shoviniste, që kërkojnë të ngrënë edhe disa varreza të ushtarëve të tyre, të ngrenë lapidare e përkujtimore, të ngrenë edhe flamurin grek në tokat shqiptare me pretekstin se ku ka rënë një ushtar grek është tokë greke”.Akoma më skandaloze është provokimi i zbuluar kohët e fundit me një video ku jepen ushtarët grekë në stërvitje, të cilët shprehin një urrejtje patologjike kundër popullit shqiptar, e cila është akoma më e rëndë se nuk ka të bëjë thjesht me ndonjë qark shovinist, por një institucion shtetëror, me urrejtjen që propagandojnë forcat e armatosura kundër një vendi fqinj, pra shovinizmi nuk është i rastit por në themel të politikës të qarqeve sunduese greke.