– Shkolla Shqiptare e pianos është shumë e fortë për të nxjerrë instrumentistë të mirë
-Mënyra e vlerësimit të pedagogëve në Greqi ishte e ndryshme nga ajo metodë që përdorim në vendin tonë.
– Për mua të jem pianiste nuk është thjesht profesion, por mision i jetës.
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Pasioni për instrumentin e pianos i ka lindur në moshë shumë të vogël, atëherë kur ende nuk dinte as të fliste shumë fjalë. Prindërit i tregojnë se pas fjalëve të para ” mama “, “baba ” fjala tjetër që ka thënë ka qënë “piano”. Nuk ishte diçka që e kishte dëgjuar në familje, sepse nuk kishte asnjë në familje që të ishte muzikant. Duke u rritur vazhdoi shpesh ta përsëriste si fjalë edhe pse deri në moshën 5 vjeçare nuk kishte parë asnjëherë një piano nga afër. Njëkohësisht Enisa ka përfunduar edhe Fakultetin e Drejtësisë.
Si lindi dëshira për të nisur rrugën e bukur të instrumentit të pianos, kush ishte shtysa apo kush ju zbuloi si talent?
-Në këtë rast nuk e di nëse më ka zgjedhur mua piano apo unë atë, por di të them që kur jam pranë tasteve ndihem ‘unë’ jam Enisa. Mbaj mend që në fillimet e mia të pianos, atëherë kur dëshira tejkalonte edhe mundësinë, për të studiuar kisha një piano prej kartoni, të cilën ma kishte pikturuar mamaja ime. Në fakt edhe pse në pamundësi për të pasur instrumentin, në atë kohë piano prej letre më bënte punë për të arritur objektivat, që i kisha vendosur vetes. Ndihem falenderuese ndaj prindërve të mi për të gjitha sakrificat që kanë bërë. Ata kanë qënë mbështetja ime më e madhe në këtë rrugëtim.
-Kur ishte dita e parë që lëshuat duart mbi tastier çfarë pjese interpretuat?
Pjesën e pianos nuk mund ta kujtoj me siguri, por di të them që nuk mund ta heq nga mendja emocionin që më fali ai moment. Për mua piano ishte kuptimi që merrte bota, një ëndërr që po bëhej realitet dhe çasti i parë që fillova të luaja melodi në piano ka qënë magjik. Mes emocionesh të trazuara me dëshirën dhe frikën sesi do interpretoja pjesën mbaj mend vetëm kënaqësinë fëmijërore timen që tashmë kisha filluar rrugën për t’u bërë pianiste.
-Si vazhdoi rrugëtimi i edukimit tuaj me këtë instrument, ku u shkolluat dhe kush ishin mësuesit tuaj?
Duke parë pasionin tim për instrumentin e pianos prindërit vendosën që unë të vazhdoj shkollën e muzikës. Pasi fitoj konkursin, i cili është kusht për të filluar shkollën unë regjistrohem në instrumentin e pianos. Nga ky moment fillon rrugëtimi im artistik i mbushur plot emocione e sfida. Kam përfunduar liceun artistik “Jan Kukuzeli” në Durrës dhe kam qënë pjesë e klasës së pianos me mësuese Panajota Hoxha.
-Ju keni studiuar në Greqi. A ndjetë racizëm dhe si ju vlerësonin pedagogët grekë?
Pas përfundimit të shkollës së mesme fitoj të drejtën për të studiuar në konservatorin e Epirit në Greqi, nga ku dhe jam diplomuar me rezultate ekselente. Diplomë nga e cila mbaj edhe titullin “Pianiste”. Eksperienca ime me pedagogët grek ka qenë e shkëlqyer, ruaj kujtime të bukura nga ajo kohë. Në asnjë moment nuk kam ndjerë racizëm, nuk ekziston ky nocion ndërmjet artistëve të vërtetë dhe jo vetëm të Greqi, por këtë nuk e kam hasur edhe në shtete të tjera në të cilat kam dhënë koncerte. Dua të veçoj mënyrën e vlerësimit të pedagogëve në Greqi, e cila është e ndryshme nga ajo metodë që përdorim ne në vendin tonë. Vlerësimi aty ishte artistik pra shikohej jo vetëm ana teknike si instrumentist, por edhe shpirti artistik që individi mbart.
-A është e vështirë sot të jetosh me këtë vegël magjike instrumentale në kushtet e vendit tonë? Vështirësitë që një instrumentist has janë të shumta, sepse asnjëherë nuk merr mbrapsht atë që jep. Muzikanti është interpretues i emocioneve dhe shpirtit të njeriut dhe vlerësimi monetar në kushtet e vendit tonë është një mjet që e bën muzikantin të “mbijetojë”.
-Aktualisht në botë a janë të preferuara femrat në orkestrat me famë në raport me meshkujt?
Nëse do u mbështesja në statistika meshkujt predominojnë në formacione orkestrale edhe pse ka një tendencë për të qënë të barabartë në momentin e konkurimit për këtë pozicion.
-Cilët janë idhujt tuaj në këtë instrument në botë femër apo mashkull? Si fjalë ‘idhuj ‘ për mua është shumë e madhe dhe nuk kam të tillë, por patjetër që kam pianist të preferuar dhe që kanë arritur shumë në karrierën e tyre. Ndër to mund të përmend emra të mëdhenj si Martha Argerich, Claudio Arrau, Lang Lang etj.
-Sa anagzhim kërkon në ditë pianoja?
Të jesh pianiste do të thotë të jesh edhe studente e përjetshme. Nuk ka ditë që mos t’i kushtoj një kohë të caktuar studimit në instrumentin e pianos. Kjo kohë minimalja është 2 orë në ditë. Kohët e fundit përveç muzikës klasike kam filluar të interpretoj edhe cover të këngëve të famshme dhe kjo ka qënë një eksperiencë e re për mua, më është dashur të punoj shumë edhe në këtë drejtim, sepse të luash një pjesë që është e njohur nga i gjithë publiku është më e vështirë të marrësh pëlqimin e tyre.
-Je penduar që ke zgjedhur këtë profesion?
Në asnjë moment, për mua të jem pianiste nuk është thjesht profesion por është mision i jetës. Përveç profesionit si pianiste unë zotëroj edhe një profesion tjetër atë si Juriste. Kam përfunduar fakultetin e drejtësisë, dhe për 4 vjet kam qënë pedagoge në këtë fakultet. Në fakt arsyeja pse zgjodha që përveç pianos të bëja dhe një universitet tjetër, është se piano si instrument në përgjithësi të merr shumë kohë dhe të bën deri diku asociale. Shikoja që isha shumë e mirë në shprehjen e mendimeve dhe ndjenjave në muzikë, por me fjalë e kisha të vështirë, prandaj zgjodha të vazhdoja fakultetin e drejtësisë, ku aty mësova interpretimin e fjalës. Nuk ka më bukur që të dish të zotërosh dy arte të shprehjes së njeriut. Njëra është muzika e shprehur nëpërmjet ndjenjave dhe e dyta është fjala e cila ka një peshë shumë të madhe dhe kur ajo përdoret për mbrojtjen e të drejtave të individit mendoj që nuk ka gjë në botë të të thyej. Me zotërimin e dy profesioneve ndihem e plotësuar por piano është dashuri për mua.
-Kur je ndjerë më ë pianiste ka qënë i mbushur plot me emocione. Rruga për të gjetur individualitetin tënd në piano nuk është e lehtë, shpesh herë madje të duket e pamundur ecja përpara në këtë rrugëtim, por ajo çka më bën të vazhdoj në mënyrë absolute është kënaqësia kur kuptoj që muzika ime ndjell emocione dhe transmetohet tek dëgjuesi në formën më të bukur që atij mund t’i shërbej. Keq ndihem sa herë jam larg publikut.
-Ju jepni dhe mësim , ku është dallimi midis intepretimit dhe mësimdhënies?
Po jap mësim piano që nga viti 2015 e në vazhdim. Jam bërë pjesë e shumë konkurseve brënda dhe jashtë vendit bashkë me nxënësit e mi nga ku ato kanë fituar çmime të ndryshme. Gjithashtu kam organizuar disa koncerte për t’i dhënë mundësinë brezit të ri të prekin skenën. Në fakt kënaqësia që të fal mësimdhënia është e ndryshme nga ajo e interpretimit. Sa e vështirë aq dhe e bukur është transmetimi i njohurive tek brezi i ri dhe jo vetëm për fëmijët, që e vazhdojnë këtë rrugëtim për t’u bërë pianist, por edhe tek fëmijët, që marrin njohuri për kulturë. Piano si instrument do një përkushtim dhe këmbëngulje të madhe për të realizuar qëllime, fëmijët punojnë me muaj të tërë për të realizuar një minutazh prej 4 ose 5 minutash në skenë.
-Si do ta vlerësonit shkollën shqiptare të pianios?
Shkolla Shqiptare e pianos është shumë e fortë për të nxjerrë instrumentist të mirë. Kemi plot raste që instrumentistë shqiptarë kanë shkëlqyer edhe në skenat botërore. Por ka një dallim midis një instrumentisti të mirë dhe një artisti të mirëfilltë që është individualiteti, shpirti artistik kjo për mendimin tim nuk mund të gjendet në shkollat shqiptare. Unë kam një shprehje që po e citoj “Nëse në shkollat e muzikës do mësohej rëndësia e muzikës atëherë nga aty nuk do dilnin thjesht profesionist muzikant, por shërues muzikor”. Pra mesazhi që dua të transmetoj nuk është thjesht në kuptimin e ngushtë që numërimi i medaljeve ose çmimeve të fituara të bën artist. Artisti i vërtetë është ai që përdor artin e tij për të ndikuar tek njerëzit dhe emocionet e tyre aq thellë sa t’i ndryshojë ato rrënjësisht.
-.Cili është vizioni yt si pianiste, çfarë dëshiron të transmetosh nëpërmjet artit tënd?
Vizioni im nuk është tëkeq në këtë rrugëtim? Po dita më e bukur?
Rrugëtimi për t’u bër arrij skenat botërore si shumë instrumetistë e kanë si qëllim. Vizioni im i madh është që të bëj njerëzit të kuptojnë rëndësinë e muzikës dhe të nxjerrin benefite prej saj. Së fundmi kam krijuar një trajnim që është i pari i këtij lloji në Shqipëri ku nëpërmjet teknikave dhe shpjegimeve shkencore personat, që marrin pjesë në trajnim shërojnë anën emocionale dhe fizike nëpërmjet muzikës dhe kjo për mua është mrekulli. Muzikoterapia është një degë shumë e bukur dhe në botë ka një zhvillim të jashtëzakonshëm duke njohur raste konkrete të shërimit nga muzika. Ky është vizioni im i madh, të cilin tashmë e kam vënë në jetë edhe në Shqipëri dhe kam filluar të kem rezultatet e para. Nuk ka gjë më të bukur sesa kur këtë profesion kaq hyjnor ta përdorësh për qëllime shumë më të mëdha.