Rënia e temperaturave në Maliq dhe breshëri në Myzeqe ka dëmtuar rëndë fermerët shqiptar.
– Dëmi nuk ka ardhë nga fermeri, që nuk i ka shërbyer bimës, por ka ardhur nga mungesa e rajonizimit shkencorë, e testimit fushorë të kultivarëve.
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Rënia e temperaturave si dhe një stuhi e fortë breshëri ka goditur këto ditë (1-3 prill) disa zona të Shqipërisë juglindore dhe të Mesme duke zbardhur rrugët dhe duke shkaktuar dëme të mëdha né bujqësi. Sipas fermerëve të dëmtuar stuhia e breshërit me intensitet të lartë ka zgjatur për disa minuta pa ndërprerje duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në nektarina , mollë, dardha, ullinj, spinaq, por edhe në serat e mbjella me luleshtrydhe, ndërsa theksojmë që një breshër i tillë nuk ishte parë në zonë prej 20 vitesh.
Fermerët pohojnë se askush nuk ka dalë në terren për të parë e verifikuar nga afër dëmet, ndërsa njëzëri kërkojnë mbështetje nga shteti për përballimin e situatës.
Ndërkohë sipas informacionit të marrë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Fier, janë dëmtuar rreth 60 ha me pemëtari frutore ndërsa specialistë të bujqësisë pritet té verifikojnë dëmet.
Nga viti në vit fermerët në zonën e Maliqit dhe të Myzeqesë po përballen me fenomene ekstreme té motit që po shkatérrojné prodhimet e tyre bujqësore, ndërsa ndihma dhe orientimi nga strukturat përgjegjëse të shtetit ende nuk po duket.
-Rënia e temperaturave në fundt të marsit dhe fillim të prillit si dhe breshëri i ditëve të para të prillit ka sjellë shumë dëme në bujqësi. Dhe këto nuk janë dëme dosido, por dëme të mëdha, që kanë dëmtuar shumë ekonominë e fermerëve shqiptarë. A jeni në dijeni të kësaj situate dhe si duhet vepruar nga shteti në kësi rastesh?
Sikurse ka ndodhur edhe më parë, e sikurse pritej në çdo moment, erdhi edhe kjo rënia e madhe e temperaturës së ajrit, ku sikurse jemi informuar nga kolegët specialistë të terrenit, temperatura e ajrit gjatë natës zbriti në Maliq deri në -60C.
Sikurse tregojnë studimet shkencore të kryera në vendet me klimë më të ftohtë se sa klima e Shqipërisë, si Austria, Zvicrra, Gjermania, Bullgaria, Rumania, etj, rënia e temperaturës nën -10C, dëmton në mënyrë të pakthyeshme lulet e çelura të pjesës më të madhe të pemëve frutore dhe hardhisë. Rënia e temperaturave nën -30C, dëmton në mënyrë të pakthyeshme gjethet dhe lastarët e ri të bimëve (perimeve, pemëve dhe hardhisë). Nga ana fiziologjike, dëmi vjen nga ngrirja apo formimi i kristaleve të akullit nga uji, që ndodhet në hapësirat ndërqelizore dhe në vakuolat e qelizës. Nga ku për shkak të zgjerimit të vëllimit dhe të dehidratimit të mureve qelizore, organet e qelizës dhe qelizat pësojnë goditje mekanike dhe vdesin. Në këto kushte, lulet, gjethët dhe lastarët e ri vyshkën, marrin ngjyrë kafe e duken sikur të ishin zier në ujë të nxehtë. Rreziku më i madh është për ato bimë me trup të ulët, ato me vegjetacion dhe lulëzim afër tokës. Kryesisht dëmtohen llojet me origjinë nga vëndet e ngrohta, blloqet e mbjella në lugina, pemëtorët dhe vreshtat si ato të Rahovecit të mbjella në tokat me drejtim lindorë dhe veriorë, ku temperatura është rreth 4,40C ma e ulët sesa në faqet jugore e perëndimore. E të mos harrojmë faktin se në të tilla raste, ndryshimin apo dëmin e bën edhe ndryshimi në masën 0,10C. Gjithmonë flas për specialistët që besojnë në shkencë dhe teknologji, e jo kurrë për të vërbërit e as të korrupsionit e partisë, që kurrë nuk ditën e që kurrë nuk mund të bëjnë as rajonizime, as testime fushore e as seleksionim klonal shkencor. Servilët e të korruptuarit dinë vetëm për të kopsitur dosje fiktive, e për të vjedhur projektet dhe fondet. Bujqësia mund të zhvillohet vetëm mbi baza ligjore (ligjet janë forca dhe zëmra e bujqësisë dhe shtetit), dhe mbi baza shkencorë, e ku protokollët janë koka e bujqësisë. Një organizëm pa kokë dhe pa zëmër, ka ardhur puna deri në atë grade, sa nuk mendoj se i shërben, apo që i duhet më as mafies së korrupsionit me projektet e shkencës dhe teknologisë, që nuk shkuan për bujqësinë. Në këtë situatë që e kanë sjellur, nuk mund t’i shërbejnë më as mafies së pronave, e as ekspert gjilpërave të partisë, që si zgjidhje tani po na japin ndezjen e zjarreve për tym, apo ujitjen me shi hedhje, e cila njihet si zgjidhje e vogël, por jo për sipërfaqe e rajone të mëdha.
Pothuajse njëlloj sikurse na urdhërohej edhe në kohën e komunizmit kur ishim të izoluar, e që vërtetë kujtonim që duke djegur për 30 minuta ca grumbuj me shkurre, do të mund të mbronim pemët për një periudhë 2-3 ditore me ngrica. O Perëndi sa mbrapa, që kemi ngelur në mendësinë e shfajësimit apo zgjidhjeve me djegie e me tym. Sikurse unë e di, jo me djegë shkurre e fierë, po as me djegë naftë e mazut, nuk e mbron dot specien, as kultivarin e mbjellur e të paçërtifikuar jashtë zonës së vet të kultivimit. Studentëve që mezi po i përgatisim deri në mastër shkencorë, e që më pas korrupsioni shtetërorë e politikë po na i len edhe pa punë, ose në detyra të parëndësishme e pa asnjë mundësi reagimi, ua kemi mësuar me shpirt dhe me përvojë se si ndikon origjina dhe gjenotipi, pjerrësia dhe kundrejtimi, lugina dhe shpatina, lartësia mbi nivelin e detit dhe lartësia e trupit dhe kurorës në përshpejtimin apo në vonesat në lulëzim. Këto mësime dhe përvoja, korrupsioni i ka goditur e zhvlerësuar me kohë. Të gjithë ata që kërkuan, apo që kërkojnë që të zbatojnë shkencën dhe ligjshmërinë, sot ose janë pa punë ose janë nën shantazh dhe intimidim për të mos hapur gojën. Puna ka shkuar deri aty sa patronazhistët jua përmëndin edhe bukën e gojës, me atë shprehjën denigruese se “të mora në punë, e po të mbajë me bukë”.
Shikoni pasojat e neglizhencës me rajonizimin, me seleksionimin dhe përmirësimin gjenetikë, e mbi të gjitha me testimin fushorë të strukturës varetore.
Këto janë punë që nuk i bën dot kurrë politika e as kafkat e politizuara e të korruptuara të strukturave politike e shtetërore, që pushtuan edhe institucionet. Këto janë puna e specialistëve, të cilët duhen me i lënë të lirë të punojnë e duhen mbrojtur nga hakmarrja e verbër politike.
Këto punë mund t’i bëjnë vetëm ata që janë bërë vetë, e që nuk i ka bërë partia dhe as tarafet nepotike të çunave të katundit e as qytetit.
– Pra dëmi nga vegjetacioni dhe lulëzimi i hershëm i specieve është problem gjithmonë evident në bujqësinë shqiptare?
– Dëmi nga vegjetacioni dhe lulëzimi i hershëm i specieve dhe kultivarëve të kultivuar në kushtet e fushës së hapur, është gjithmonë prezentë. Të tilla dukuri mund të parandalohen dhe zgjidhen vetëm në mënyrë shkencore e kudo vetëm përmes rajonizmit shkencorë të specieve dhe kultivarëve, të kulturave bujqësore. Parandalohen përmes seleksionimit dhe përhapjes së gjenotipeve me vegjetacion dhe lulëzim të vonë, e të qëndrueshëm ndaj temperaturave të ulëta. Si dhe përmes teknologjive të mbjelljes dhe ekspozicionit të vreshtave dhe pemëtoreve në shpatina (pjerrësi) dhe tokat me kundrejtimin e përshtatshëm. Pa harruar edhe rëndësinë që ka lartësia e trupit dhe e kurorave në drejtim të përshpejtimit të vegjetacionit, lulëzimit dhe pjekjes. Të tilla situata parandalohen përmes testimit të detyruar ligjorë e paraprak të kultivarëve të struktures varietore, sikurse udhëzojnë protokollët e BE, e sikurse ndodh në të gjitha vëndet e botës ku vlerësohet puna dhe prodhimi nga bujqësia.
– Sa prodhim bujqësor është dëmtuar nëse flasim me gjuhën e shifrave dhe të fakteve?
Të tilla dëmtime masive, sikurse ndodhën këtë vit ku është dëmtuar deri në 90% të prodhimit të pritshëm të patates, të pemëve frutore bërthamore dhe të disa kultivarëve të rrushit me pjekje të hershme, ndodhin me patjetër sa herë që speciet dhe kultivarët i mbjellim apo përhapim jashtë vatrës së tyre të origjinës, dhe jashtë kushteve ekologjike, për të cilat janë testuar dhe janë çertifikuar. Kam me qindra raste që fermerët më vijnë me lastarë të vyshkur e të tharë në dorë, e me thonë se çfarë sëmundje ka vreshti im, edhe pse temperatura nuk është rritur as deri në 50C, kushte kur nuk mund të bëhet fjalë për infeksion e as për sëmundje.
Kur shoh me vëmëndje, kuptoj se si edhe kultivarin e rrushit “Sublima Sidllës” e kanë mbjellur në Zadrimë, e ku habitem me guximin e matrapazëve, pasi ai lastarizon dhe e lulëzon herët, e ku temperaturat e pranverës e pamundësojnë kultivimin në fushë të hapur.
Mirëpo, tani që dëmi ka ndodhur, them që koha na dha të drejtë për të gjitha ato që kemi ngritur e që kërkuar me modesti dhe me sinqeritet shumë të lartë. Ndërsa klanët e injorancës, korrupsionit dhe hajdutërisë na goditën e na persekutuan vetëm se e parashikuam, e që nuk e deshëm kurrë këtë situatë. Madje, para një muaji, mua me kërkuan që të isha pjesë e një projekti për rajonizimin e vreshtave në Shqipëri. Një projekt që është bërë shkel e shko e pa specialistë të mirfilltë të fushës edhe para 15 viteve, e që mendova dhe thashë me vete që shyqyr që si profesor vreshtarie dhe ampelografie, do të mund të ndihmoj që vreshtarët të mos dështojnë.
Endrra zgjati shumë pak, sepse më erdhi lajmi se unë dhe as universiteti, nuk do të jemi më pjesë e këtij projekti. Kjo sepse edhe 200000 euro të tjera projekt që do të shpërndahen sikurse edhe 15 vite më pare, që tani janë destinuar pa efekt dhe pa produkt real. Mendoj se përsëri nuk do të ketë produkt tjetër veçse një dosje fiktive, e që do të vazhdojë përsëri ai kaosi me rajonizimin dhe me strukturat varietore. Sikurse kemi 20 vite që nuk arrijmë të marrim as edhe një financim për seleksionimin klonal të gjenotipeve të qëndrueshme, nga ku buron gjithë prodhimi dhe suksesi në përpunim dhe nëprodukte.
Punët që duhet t’i bëjnë specialistët, profesorët dhe universitetet, korrupsioni i ka dërguar në dorën e shokëve, njerëz pa përvojë, pa njohuri e pa çertifikim shkencorë.
Në këtë mënyrë u është hapur dera fatkeqësive nga ngricat, nga përmbytjet, nga zjarret, që të gjitha shkaktuar nga njerëzit. Tani përballë këtyre të vërtetave shkencore e botërisht të njohura, duket që me qëllimin e mbrapshtë e çnjerëzorë, thjeshtë për të shmangur përgjegjësinë dhe detyrimin e shtetit për të kompensuar fermerët me patjetër, menjëherë e jo më pakë se 70% të prodhimit të parashikuar, po bëhët një propagandë që nuk shërben për asgjë, e që nuk nderon askënd. Idjotësia dhe idjotët e kësaj propaganda, duket që po përdorin edhe disa specialistë të vjetër të prodhimit bujqësorë, që duket se janë totalishtë të painformuar për sfidat e bujqësisë dhe për problemet e shkaktuara nga korrupsioni dhe degradimi ligjorë e shkëncorë në çdo hallkë dhe në çdo nivel të sistemit të sajë.
-Në këtë situatë po vetë fermerët a kanë faj?
Megjithatë, në këtë situatë, mendoj se duhet të sqarojmë e të ndajmë faktin që fermeri i dëmtuar, nuk ka asnjë faj, e që duhet të zhdamtohët sa më parë e pa burokraci.
Sepse dëmi nuk ka ardhë nga fermeri, që nuk i ka shërbyer bimës, por ka ardhur nga mungesa e rajonizimit shkencorë, e testimit fushorë të kultivarëve, e seleksionimit të gjenotipeve të qëndrueshme, me lulëzim dhe vegjetacion të vonë. Që të gjitha këto janë detyrime kushtetuese të shtetit ndaj banorit dhe fermerit të Shqipërisë. Për shkak të dështimit të shtetit në detyrimet e veta, përse u dashka rënduar fermeri me burokraci dhe vonesa të tilla sikurse janë kërkesa për zhdëmtim në bashki, pastaj për të pritur komisionin e vlerësimit të bashkisë, e pastaj për të pritur sa lekë do zhdamtohet nga ai fondi i 4% të nevojave civile, sipas një ligji të vitit 2019, e që çuditërishtë i referohet një ligji të vitit 2012, labyrinth dhe kaos. E pastaj përsëri ngarkohet fermeri për të plotësuar një dosje me akte pronësie e me letra pa fund. Duket një kalvarë për ta vonuar, mohuar e stresuar pafund dhe pa arsye fermerin. Shteti duhet me pasë funksionale kadastrën dhe strukturën e shërbimit bujqësorë. Në këto kushte, menjëherë mund të bëjë zhdamtimin sipas raportit apo kolaudimit përfundimtarë të departamentit të bujqësisë. Propaganda jo fermeret ishin të siguruar apo jo, duhet përbuzur me neveri, sepse shkaku real i mungesës së siguracionit në bujqësi është vetë shteti. Kjo punë duhet të ishte zgjidhur e kohë, të paktën sikurse e ka zgjidhur Kosova që mbulon 70% të primit të siguracionit. Për ta mbyllur me faktin se, sipas mendimit dhe gjykimit tim, fermerët e damtuar, duhet të zhdamtohën menjëherë e pa u vonuar as ngatërruar me pengesa burokratike e korruptive. Prandaj apeloj për përgjegjëshmëri shtetërore e shkencore ndaj fateve dhe problemeve të bujqësisë shqiptare.