leoni

Flet psikologu, Labinot Dervishaj: 3 Dhjetori rast i mirë për të reflektuar një shoqëri e tërë ndaj personave me aftësi të kufizuara

Flet psikologu, Labinot Dervishaj: 3 Dhjetori rast i mirë për të reflektuar një shoqëri e tërë ndaj personave me aftësi të kufizuara

RKL: Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, i nderuar Labinot Dervishaj

Labinot Dervishaj: Mirë se ju gjeta, kam kënaqësinë që po e bëjë këtë intervistë në radion Kosova e Lirë.

 

RKL: I nderuar Dervishaj a mund të na tregoni pak më shumë së cila është rëndësia e datës 3 dhjetor dhe përse shënohet?

Labinot Dervishaj: Në vitin 1992, Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur  datën 3 Dhjetori si Dita Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara e cila shënohet në mbarë globin. Qëllimi i kësaj dite është për sensibilizuar shoqëritë gjithandej botës për të fuqizuar personat më aftësi të kufizuara duke u ofruar atyre shërbime sa më cilësore në të gjitha sferat e jetës dhe për të promovuar të drejtat e tyre.

 

RKL: Në përgjithësi në çfarë gjendje janë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë?

Labinot Dervishaj: Nëse e bëjmë një analizë ndër vite ose më konkretisht periudhën e pasluftës e këtej mund të konstatojmë së gjendja e personave më aftësi të kufizuara ka ndryshuar pozitivisht ndonëse më hapa të ngadaltë. Kur themi ketë e kemi parasysh faktin së sot njerëz nga ky komunitet janë më të integruar më shumë së kurrë më parë qoftë në sistemin e arsimit, sferë kjo e garantuar edhe më ligj, shumë prej tyre arrijnë që t’i ndjekin  edhe studimet universitare e disa sosh prej tyre edhe të punësohen më pastaj. Por se a ka mundur që të jetë më e mirë gjendja e tyre pa dyshim se po ka mundur megjithatë si shoqëri kurrë nuk duhet të ndjehemi të përmbushur me në raport më plotësimin e kërkesave dhe të drejtave për peronat me aftësi të kufizuara.

 

RKL: Ju z. Dervishaj jeni psikolog shkolle dhe punoni në një shkollë ku mësimin e ndjekin fëmijët më nevoja të veçanta arsimore, a mund të na flisni më konkretisht për këtë kategori të personave?

Labinot Dervishaj: Po unë punoj si psikolog shkollor dhe këshillues në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë”, në Mitrovicë. Qendrat Burimore janë themeluar nga e MASHTI dhe ofrojnë kryesisht arsim të veçantë. Për të qartësuar më shumë në këto institucione ofrohet mësim-këshillim për fëmijët më çrregullime të rënda dhe të shumëfishta intelektuale, për fëmijët më dëmtime në të parë dhe në të dëgjuar. Në gjithë Kosovën janë pesë qendra burimore dhe me sa unë jam informuar në to janë të përfshirë mbi 300 nxënës që nga edukimi parafillor deri në shkollë të mesme.

 

RKL: Sa fëmijë apo nxënës me nevoja të veçanta arsimore janë në gjithë vendin?

Labinot Dervishaj: Referuar në disa statistika tw publikuara gjatw këtij viti janë rreth 4,300 nxënës me nevoja të veçanta arsimore që i ndjekin mësimet në sistemin e arsimor para-universitar të Republikës së Kosovës. Pra më shumë së 90% e këtyre fëmijëve rezulton të jenë të përfshirë brenda shkollave të rregullta në kuadër të arsimit gjithëpërfshirës. Por numri i vërtetë i tyre mund të jetë shumë më i lart se kaq dhe sepse shumë fëmijë me aftësi të kufizuara nuk janë të integruar në sistemin arsimor për shkaqe të ndryshme dhe kryesisht për mungesë të asistentëve, personel ky që padyshim se lehtëson shumë procesin mësimor e rehabilitues për këta fëmijë.

 

RKL: Në institucionet edukativo-arsimore a ka mjaftueshëm asistente për të asistuar fëmijët me nevoja të veçanta?

Labinot Dervishaj: Në kohën e fundit ka një lëvizje pozitive në këtë drejtim me që janë punësuar disa asistente kryesisht në shkolla të rregullta. Ndërsa zotimi i MASHTI-t dhe vet ministres së Arsimit, zonjës Nagavci është së do të punësohen në tërësi 400 asistentë të fëmijëve më nevoja të veçanta arsimore. Por duke vlerësuar dhe interpretuar gjendjen faktike edhe sikur të jetësohet ky premtim institucional është shumë numër i vogël i asistentëve bazuar në nevojat specifike që i kanë këta fëmijë. Ndërsa kërkesa më e madhe për asistentë është dukshëm e nevojshme në qendrat burimore aty duhet të jenë një për një, pra një asistente për një nxënës.

RKL: Çfarë duhet ndryshuar në kuadër të sistemit arsimor për të fuqizuar arsimimin, integrimin dhe  socializmin dhe rehabilitimin e fëmijëve më nevoja të veçanta?

Labinot Dervishaj: Për një integrim, arsimim dhe reahbilimtim sa më cilësor është thelbësisht e nevojshme për këta fëmijë të ketë më shumë asistentë, mësimdhënësit të jenë të profilizuar më pedagogji speciale ose të pakën ata që janë aktualisht të trajnohen intensivisht për edukimin special. Shkollat dhe qendrat burimore duhet të punësojnë profesionist si psikolog, pedagog, logoped ergoterapist dhe bashkëpunëtorë të tjerë profesional të cilët e lehtësojnë procesin edukues, këshillues dhe rehabilitues. Duhet themelohen qendra me qëndrim ditor të këtyre personave më kushte cilësore për kalimin e kohës dhe përfshirjes në aktivitete të ndryshme.

 

RKL: Cila është e veçanta e punës me fëmijë më nevoja të veçanta arsimore?

Labinot Dervishaj: Në rend të parë është punë që duhet të bërë më shumë përkushtim, vullnet, motivim dhe empati. Gjatë punës më këta fëmijë rrallëherë të rastis të ndeshesh në punë më ato që i përvetëson nga mësimet teorike universitare sepse në praktikë ndryshon gjithçka, secili rast është i veçantë në vete dhe mënyrën së si duhet ta zgjedhësh problemin duhet ta gjesh aty për aty. Pra qasja psikologjike apo pedagogjike duhet të jetë e përshtatur konform specifikave apo paaftësisë së fëmijës. Mbi të gjitha këta fëmijë janë kategorie më e sinqertë e fëmijëve.

RKL: Cili është mesazhi i juaj si profesionit i shëndetit mendor për 3 Dhjetorin?

Labinot Dervishaj: 3 Dhjetori rast i mirë për reflektuar si shoqëri e terë ndaj peronave me aftësi të kufizuar. Ky komunitet i njerëzve nuk duhet perceptuar si i të tillë pavarësisht nevojave të veçanta që ata mund t’i kenë ata, por duhet vlerësuar si pjesë normale e shoqërisë. Personat me nevoja të veçanta duhet të integrohen në secilën pore të shoqërisë dhe ndaj tyre nuk duhet bëhet asnjë lloje forme diskriminimi dhe segregimi. Ata duhet të arsimohen që të gjithë, ndonëse kjo u garantohet më ligjet e Kosovës. Nuk duhet të mbahen të mbyllur dhe të izoluar në shtëpitë e tyre por duhet integruar në të gjitha format dhe mundësitë e mundshme më qëllim edukimin dhe socializmin e tyre. Përfshirja sa më e hershme në procesin e edukimit dhe integrimit është shumë e rëndësishme dhe i rritë gjasat për përmirësimin e gjendjes së tyre.

RKL: I nderuar psikolog, të falënderojmë̈ që u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë.

Labinot Dervishaj: Faleminderit për mundësinë. U uroj punë të mbarë gjithë stafit të Radios Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …