Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, ka thënë se për të qenë funksional fondi i sigurimeve shëndetësore duhet t’i plotësojë kërkesat e qytetarëve. Shëndetësia është rrënuar pa një vëmendje të merituar nga Qeveritë dhe me një buxhet të pamjaftueshëm, që nga paslufta. “Lindja e fondit po lind me vështirësi, për ta mbrojtur ekonominë dhe vet qytetarin. Qeveria duhet marrë përgjegjësitë e sigurimeve shëndetësore, andaj pa nisur nuk ka fond, por as kushte për përmirësimin e punës të punëtorëve në shëndetësi dhe shërbime shëndetësore. Pas një pune të gjatë për përgatitjen dhe mbledhjen e premiumeve dhe premtimet që do të realizohen ato nga janari, Qeveria vendosi ta shtyjë këtë datë për 6 muaj pasi nuk janë plotësuar kushtet, saktësoi deputetja, Brovina.
