leoni

Florian Bieber: Kryeministri slloven duhet të reagojë për ‘letrën sllovene’ që po qarkullon për ridefinim kufijsh në Ballkan

Florian Bieber: Charles Michel dhe Ursula von der Leyen duhet të reagojnë për ‘letrën sllovene’ lidhur me ridefinimin e kufijve

Profesori i Historisë, dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka thënë se kryeministri slloven Janez Jansa duhet të reagojë për ‘letrën sllovene’ që po qarkullon për ridefinim kufijsh. Sipas Bieber propozimi i tillë është mjaft serioz për t’u injoruar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Na nevojitet qartësi sa i përket propozimit jozyrtar për ndarje etnike dhe ndryshime të kufijve që po i atribuohen kryeministrit Janez Jansa. Ose një mohim i qartë ose një refuzim të idesë apo konfirmim. Propozimi është kërcënim serioz për t’u injoruar nga Charles Michel dhe Ursula Von der Leyen”, ka shkruar Bieber.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …