Eksperti për Ballkanin Florian Bieber, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të kthehet në dinamikën që ishte para konfliktit në Banjskë, më 24 shtator dhe se situata në terren, e cila është më e keqe se një vit më parë, tregon se i dërguari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak nuk është në gjendje ta shpëtojë atë proces. “Nuk mendoj se mund të vazhdojmë si para Banjskës, sepse edhe pse zyrtarët europianë u bëjnë thirrje palëve që t’i kthehen dialogut, unë nuk e shoh të ketë të ardhme ky proces”, tha Bieber për FoNet. “Nëse dialogu çon në përkeqësim dhe jo në përmirësim të marrëdhënieve, pyetja është nëse ka kuptim. Duket se nuk ka, dhe zyrtarët europianë po përpiqen t’i ulin tensionet, të presin zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin Europian dhe mbledhjen e re të Komisionit Europian, i cili do të ketë për detyrë ta hartojë një proces të ri dhe ndoshta një ekip të ri”, theksoi Bieber, i cili mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Beograd.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …