Florian Bieber: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të kthehet në dinamikën që ishte para konfliktit më 24 shtator, në Banjskë

Florian Bieber: Serbia pret të ardhura miliarda euro kurse Bashkimi Evropian shpreson ta pakësojë varësinë nga Kina

Eksperti austriak, Florian Baiber, ka feklaruar se Serbia pret të ardhura miliarda euro kurse Bashkimi Evropian shpreson të pakësojë varësinë nga Kina. BE-ja dhe Serbia do të bashkëpunojnë për shfrytëzimin e një nga depozitave më të mëdha të litiumit në Evropë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcoviq me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nënshkruan në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për veturat elektrike, ka thënë eksperti austriak, Florian Bieber. “Kështu, nuk ka asnjë garanci se projekti i minierave do të jetë në përputhje me standardet serbe (për të mos përmendur BE-në). Protestat masive ndaluan përpjekjen e parë në vitin 2021. Tani BE-ja dhe Gjermania po mbështesin hapur projektin pas mashtrimit zgjedhor dhe përkeqësimit të shtetit ligjor. Mesazhi do të dëgjohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një marrëveshje që i shërben BE-së është më e rëndësishme se vlerat. Me një qasje të tillë, zgjerimi i BE-së ka vdekur”, deklaroi Bieber.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …