Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka treguar rëndësinë e komenteve që kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin e Komisionit të Pavarur për media, bashkë me përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Në një konferencë për gazetarë, ajo ka theksuar se kërkuan që të shfuqizohen disa nene të Kushtetutës. Ne dorëzuam komentet në të cilat argumentojmë se procedura sesi është bërë ligji dhe disa nene që kanë të bëjnë me rregullimin e funksionimit të KPM-së bien ndesh me disa nene të Kushtetutës, por në veçanti bien ndesh me parimin e barazisë gjinore, me lirinë e medias dhe me pavarësinë e KPM-së. Kemi argumentuar se disa prej neneve duhet të shfuqizohen, mirëpo poashtu, nëse këto nene shfuqizohen Ligji nuk mund të mbijetojë për shkak se bëhet i pazbatueshëm në praktikë, andaj shpresojmë se do të shfuqizohet në tërësi”, ka thënë Kusari.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …