RTK

Flutura Kusari: RTK-ja kontrollohet, udhëhiqet dhe qeveriset në baza ditore nga Vetëvendosja

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari thotë se propaganda e dobët e Vetëvendosjes kundër mediave përmes veglës së vet të RTK-së, propagandë kjo lehtësisht e zbulueshme, mori dënimet e merituara”. Ajo iu  ka  referuar një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave, që e ka aprovuar ankesën e Nacionales, që së bashku me Periskopin u përmendën nga Radio Televizioni i Kosovës si media që kontrollohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vendimi i KPM-së kundër RTK-së është njollë e zeze në historinë editoriale të transmetuesit publik, njollë për të cilën duhet të turpërohen të gjitha ata që kanë dorë në të, emrat e të cilëve i di publiku. Sot Komisioni i Pavarur për Media ka gjetur që RTK e ka mashtruar opinionin publik duke publikuar informacion të pasaktë dhe të pavërtetë kundër Nacionales.

Raportimi i RTK-së se Serbia dhe Vucici kanë blerë apo kontrollojnë median Nacionale dhe Periskopin janë të pavërteta, të pasakta dhe mashtrim i publikut.  Paraprakisht, Flutura Kusari thotë se edhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës kishte gjetur që RTK-ja ka raportuar të pavërteta, ka nxitur urrejtje dhe nuk i ka kontaktuar fare Nacionalen dhe Periskopin”. RTK-ja kontrollohet, udhëhiqet dhe qeveriset në baza ditore nga Lëvizja Vetëvendosje. Më vjen shumë mirë që ne shoqëria civile dhe mediat e kemi dokumentuar kapjen politike të RTK-së dhe kjo po mbështetet me vendime të njëpasnjëshme nga institucionet përgjegjëse”, shkruan  juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …