Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë (ANP) “Adem Jashari”, ka bërë me dije se të gjitha fluturimet e parapara për datat 19, 20 dhe 21 gusht do të realizohen me kohë, përkundër grevës së paralajmëruar të punëtorëve të këtij aeroporti.
“Dëshirojmë t’i njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë planifikuar të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se të gjitha fluturimet e planifikuara në datat 19, 20 dhe 21 gusht 2019 do të realizohen në kohë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për media të Zyrës për Informim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …