Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vënë kushtin kryesor Qeverisë së Kosovës që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë të pagesës për veteranët, përndryshe Kosova rrezikon të mos i marrë 100 milionë euro, që i takojnë me marrëveshjen Stand By. Zyrtarë të këtij fondi kanë bërë të ditur se do të nisin konsultimet me Qeverinë, Parlamentin dhe shoqatën e veteranëve të luftës, me qëllim për t’ua sqaruar se ligji aktual rrezikon shumë të ardhmen ekonomike të vendit. Sipas vlerësimeve të FMN-së, nëse mbetet i njëjti ligj, Kosova do t’i shpenzojë 2 miliardë euro për 20 vitet e ardhshme, duke i paguar veteranët. Edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar se pritet fillimi i procesit të ndryshimit të këtij ligji. Në këtë konferencë, FMN-ja ka lëvduar masat e ndërmarra nga institucionet në një numër sektorësh, ndërsa ka kërkuar nga BQK-ja që të nisë sa më herët marrjen e masave për ndryshimin e ligjit për kompanitë e sigurimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …