Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia ka lënë shumë ekonomi prapa, duke përkeqësuar edhe më shumë më të varfrit, ka vlerësuar kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, duke fajësuar në veçanti qasjen e pabarabartë në vaksina.“Ne vlerësojmë se deri në fund të vitit 2022, të ardhurat e grumbulluara për frymë do të jenë 13% më të ulëta se parashikimet e para krizës në ekonomitë e përparuara, krahasuar me 18% për vendet me të ardhura të ulëta dhe 22% për vendet në zhvillim”, theksoi ajo në një postim të botuar me rastin e takimit virtual të ministrave të Financave dhe bankierëve qendrorë të vendeve të G20. “Pasoja e drejtpërdrejtë do të jetë rritja me miliona e numrit të personave jashtëzakonisht të varfër në vendet në zhvillim”, shtoi Georgieva. Në këtë kontekst, ajo rekomandon përpjekje të vazhdueshme për t’i dhënë fund krizës shëndetësore duke përshpejtuar vaksinimin, që do të rriste të ardhurat globale me nëntë trilionë midis 2020 dhe 2025.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …