Fondacioni, Friedrich Ebert për rininë në Kosovë, publikoi të dhëna me interes për gjendjen sociale në vendin tonë

Fondacioni, Friedrich Ebert për rininë në Kosovë, publikoi të dhëna me interes për gjendjen sociale në vendin tonë, në raport thuhet se të rinjtë në Kosovë konsiderojnë që papunësia, korrupsioni dhe emigrimi do të jenë sfidë për Kosovën në dhjetë vitet e ardhshme. Sipas studimi të FondacionitFriedrich Ebert për rininë në Kosovë, doli në pah se të rinjtë kosovarë i besojnë FSK-së (81 për qind), Policisë së Kosovës (74 për qind) dhe bashkësive fetare (72 për qind) më së shumti prej institucioneve vendore. Ndërkaq, besimi në qeverinë është (30 për qind), parlamentin (17 për qind) dhe partitë politike (9 për qind). Pjesë e prezantimit të këtij studimi ishte kryeministri Albin Kurti, i cili tha se është shqetësuese që të rinjtë janë më pak të interesuar dhe informuar për politikën. Kurti tha se në bazë të raportit del se të rinjtë në Kosovë më shumë favorizojnë politikat e majta.

Kontrolloni gjithashtu

Recep Tayyip Erdogan

Erdogan, e kundërshton vendimin e Amerikës, për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë raketat  me rreze të gjata të veprimit

 Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, e kundërshton vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta …