Fondacioni Kosovë-Luksemburg me projekt  të ri që synon zbutjen e papunësisë në komunën e Vitisë

Do të punësohen 40 të rinj e të reja të komunës së Vitisë, në bazë të një projekti të ri të Fondacionit Kosovë-Luksemburg, në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Vitisë, që ka për synim mbështetjen e bizneseve por edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve brenda një periudhë të caktuar. Florim Shabani përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, është shprehur se ky projekt është i veçantë për shkak se ka për qëllim zbutjen e papunësisë në komunën e Vitisë. ”Vitia është ndër komunat e para që ka filluar të implementohet ky projekt. Kontratat që do ti nënshkruajmë me kompanitë e caktuara, do të përfshijnë  periudhën 6 mujore, me tendencë të vazhdimit”, ka thënë Shabani. Ndërsa zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka vlerësuar bashkëpunimin tejet të mirë që ka komuna e Vitisë me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, që për vite me radhë ka realizuar një sërë projektesh me rëndësi për qytetarët dhe mirëqenien e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …