Fondacioni Kosovë-Luksemburg ndanë bursa për nxënësit e klasave të X-ta të Komunës së Kaçanikut

43 nxënës të klasave të X-ta nga Komuna e Kaçanikut, kanë përfituar bursa shkollore nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg (FKL) me përkrahje të Komunës së Kaçanikut.

Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, falënderoi fondacionin për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Komunës së Kaçanikut në veçanti sektorit të arsimit, ku përmendi përkrahjen financiare nga kjo organizatë në ndërtimin e aneksit shkollor në fshatin Stagovë, si dhe shumë investime të tjera. Nga ana tjetër Fisnik Beqiri drejtor i FKL-së, vlerësoi bashkëpunimin e sinqertë të Komunës së Kaçanikut me këtë fondacion, ndërsa shtoi se falë punës, angazhimit dhe insistimit të drejtorisë së arsimit nxënësit tashmë po bëhen përfitues të këtyre bursave. Sipas tij projekti në fjalë, ka për qëllim parandalimin e braktisjes së mësimit nga nxënësit e shkollës së mesme. Nxënësit do të përfitojnë bursën çdo muaj, deri në fund të vitit shkollor me mundësi vazhdimi. Edhe nxënësit dhe prindërit e tyre, u shprehën të kënaqur me këtë projekt, duke shtuar se një projekt i tillë do të ju ndihmoj sado pak në krijimin e lehtësirave financiare familjare. Përfitues të bursave janë nxënësit me sukses të mirë, rastet sociale si dhe nxënësit nga zonat e thella rurale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …