Fondacioni Labinot Tahiri donacion 2 aparate për oksigjeno-koncentrat

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim Labinot Tahirin udhëheqës i Fondacionit Labinot Tahiri. Edhe kësaj here Tahiri dëshmoi përkushtimin e tij për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit. Ai kësaj radhe dhuroi donacion 2 aparate për oksigjeno-koncentrat, që në këto rrethana të jashtëzakonshme me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 janë tejet të mirëseardhura. Kryetari Suma dhe Labinot Tahiri së bashku vizituan QKMF “Dr.Menduh Kaloshi”, duke parë për së afërmi kapacitetet e këtij institucioni shëndetësor, situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, vështirësitë dhe rreziqet gjatë menaxhimit të pandemisë në komunën e Hanit të Elezit. Gjatë kësaj vizite ai e dorëzoi donacionin 2 aparat oksigjeno-koncentrat të cilat i plotësojnë nevojat dhe kërkesat për pacientët e sidomos te rastet me Covid-19. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, në emrin e tij personal dhe të banorëve të komunës së Hanit të Elezit e falënderoi Tahirin për humanitetin e treguar gjithandej Kosovës, e në veçanti për ndihmën e dhënë komunës së Hanit të Elezit. Ndërsa Medina Imishti, Drejtoreshë e DHSMS-së në emër të stafit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Menduh Kaloshi” dhe të gjithë atyre që marrin shërbime nga kjo qendër u shpreh tejet mirënjohëse për humanitetin e Labinot Tahirit dhe falënderuese për secilin që ndihmon dhe bashkëpunon me personelin shëndetësore në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …