leoni

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, njofton se familja e tij nuk e ka shfrytëzuar skemën e Ministrisë së Drejtësisë

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” pas paqartësive të krijuara në publik lidhur me ndërprerjen e kontratës me disa prej avokatëve të Thaçit në Hagë dhe shqetësimet e krijuara te qytetarët lidhur me procesin gjyqësor ndaj tij. Ky fondacion është shprehur u shqetësuar lidhur me procesin e stërzgjatur përtej çdo parashikimi, duke thënë se shpenzimet e ekipeve të mbrojtjes po bëhen të papërballueshme. Duke mos dashur që të bëhen barrë e shtetit, sipas komunikatës zyrtare të fondacionit është bërë me dije se familja e presidentit Thaçi asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar skemën e mbështetjes së Ministrisë së Drejtësisë për më tepër se tri vjet, e cila u mundësohet bazuar në legjislacionin primar dhe sekondar. “Procesi po stërzgjatet përtej çdo parashikimi dhe shpenzimet e ekipeve të mbrojtjes po bëhen të papërballueshme për familjen dhe njerëzit vullnetmirë, prandaj si fondacion jemi të shqetësuar për procesin e mëtejmë dhe pamundësinë për t’iu përgjigjur kërkesave të mbrojtjes. Duke shprehur mirënjohje për të gjithë kontributdhënësit, kërkojmë që çështja e shpenzimeve për mbrojtjen juridike të trajtohet me seriozitetin më të lartë nga institucionet e vendit”, është thënë në reagimin e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …