Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron tash 18 vite duke u përkujdesur për më se 1000 fëmijë të braktisur, fëmijë që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror si dhe mbrojtjes dhe sigurisë së tyre në familje, shkollë dhe shoqëri.
Përgjatë këtyre viteve kemi mbështetur qindra fëmijë dhe kemi ndërtuar një rrjet të gjërë të partnerëve dhe bashkëpunëtorëve për mbrojtjen e fëmijëve.
Nga data 28 Maj- 08 qershor 2018 SOS Fshatrat e Fëmijëve të mbështetuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe në partneritet me MASHT, Komunën e Prishtinës, Komunën e Fushë Kosovës dhe Qendra për Arsim e Kosovës- KEC kanë filluar një Fushatë avokuese të udhëhequr nga fëmijët „SIGURIA IME VARET NGA TI!“ me nxënës të shkollave „Gjergj Fishta, „Hilmi Rakovica“ dhe „ Faik Konica“ në Prishtinë si dhe SHFMU „Mihal Grameno“ në Fushë Kosovës.
Qëllimi i fushatës është fuqizimi i nxënësve për ngritjen e zërit të tyre për çështjet që i brengosin, demonstrimin e fuqisë së avokimit nga bashkëmoshatarët, adresimin e të drejtave të fëmijëve në edukim tek akterët kryesor si dhe rrritja e vetëdijësimit të shoqërisë për vështirësitë dhe sfidat në zbatim të të drejtave të fëmijëve në mbrotjtje të tyre.
Ndërsa nga në datat 4, 5 dhe 7 qershor 2018 do të zhvillohet aktiviteti avokues:
– Rrugëtim me autobus (Playbus)
Aktiviteti ditor (dy orë) me fëmijë përmes play busit do të organizohet me 20 nxënës të secilës shkollë pjesëmarrëse të cilët kanë përgatitur mesazhet e fushatës avokuese dhe rreth shkollës, institucioneve qeveritare dhe lokale dhe komunitetit do të shpërndajnë broshurat me mesazhe për mbrojtje dhe siguri të fëmijëve.
Duke pasur parasysh rolin dhe përgjegjësitë e secilit në këtë proces për mbrojtje dhe siguri të nxënësve e veçanarisht në institucione arsimore, mbrojtja e nxënësve duhet të jetë prioritet për secilën shkollë dhe duhet të jetë në thelb të të gjitha aktiviteteve të shkollës.
Me shpresë se do t’i përgjigjeni pozitivisht ftesës sonë në emër të Organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, shprehim respekt dhe mirënjohje të thellë për punën tuaj!
Do të ishim mirënjohës nëse konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën: [email protected]