Rrjeti i Grave të Kosovës

Fondi i Grave të Kosovës ndan 109,312€ për 23 organizata të grave në Kosovë

Sot, me 13 shtator, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shpallur përfituesit e granteve për 23 organizata, në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), me shumën e përgjithshme prej 109,312€. Më specifikisht, grantet e këtij raundi janë mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, përmes nismës së RrGK-së “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”, në vlerë prej 90,733€ dhe Fondi Popullor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNFPA) përmes nismës së RrGK-së “Më shumë zgjedhje: Politika familjare përgjegjëse gjinore për sektorin privat në Ballkanin Perëndimor dhe në Moldavi”, të mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), njësia operacionale e  Agjencionit Austriak për Bashkëpunim, në vlerë prej 18,579€.

Këto nisma do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë aktuale të RrGK-së për vitet 2019-2022, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGK-së.

Përfituesit e granteve të FGK-së të mbështetura nga BE-ja janë:

  • Partners Kosova me iniciativën “Gratë e bëjnë ndryshimin” (5,000€)
  • Down Syndrome Kosova me iniciativën “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në vendimmarrje politike” (5,000€)
  • Shoqata e Grave “Me Dorë në Zemër” me iniciativën “Fuqizimi i rolit të gruas në proceset publike, garanci për qeverisje të mirë” (4,967€)
  • Nas Dom me iniciativën “Feminizmi për fillestarë” (4,998€)
  • Shoqata e Grave Aureola me iniciativën “Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje” (4,999€)
  • Art Without Limits me iniciativën  “Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara përmes artit” (4,984€ )
  • Shoqata e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YAHR) me iniciativën “Arritja e barazisë gjinore në proceset vendimmarrëse” (4,923€)
  • In Time me iniciativën “Përmirësimi i pjesëmarrjes së grave në politikë dhe proceset vendimmarrëse drejt fuqizimit ekonomik të grave” (4,866€)
  • Centar Manjinske Zajednice me iniciativën “Unë kam të drejtë të informohem!” (5,000€)
  • Moravski Biser me iniciativën “Përfshirja e grave nga zonat rurale në jetën publike dhe politike” (4,767€)
  • Glas Zena Partes me iniciativën “Përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse në nivel lokal në komunën e Parteshit” (3,640€)
  • Shoqata e Mamive të Kosovës (SHMAKS) me iniciativën “Përmirësimi i kujdesit shëndetësor riprodhues të gratë dhe vajzat” (4,987€)
  • Shqiponjat e Dardanës me iniciativën “Avokime për përkrahjen e grave kandidate për asamble komunale dhe vetëdijësimin e grave dhe vajzave rurale për rolin e votës së tyre” (4,895€)
  • Vizionida me iniciativën “Promovimi i grave në politikë dhe vendimmarrje në Komunën e Shtimes” (3,795€)
  • Jeto Vepro dhe Krijo me iniciativën “Promovimi dhe mbështetja e grave dhe vajzave për të marrë pjesë në procese vendimmarrëse” (4,993€)
  • Iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës me iniciativën “Qasja e personave me aftësi të kufizuara në shërbimet publike” (4,992€)
  • Okarina e Runikut me iniciativën “Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimmarrje” (4,951€)
  • Era Fruit me iniciativën “Fuqizimi përmes përfaqësimit më të madh të grave në politikë në nivel lokal” (4,997€)
  • Svet Andjela me iniciativën “Rritja e pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor” (3,975€).

Përfituesit e granteve të FGK të mbështetura nga UNFPA janë:

  • Business Women Mitrovica me iniciativën “Promovimi i punësimit përmes vendeve të punës miqësore për familjen” (4,537€)
  • Shoqata e Grave Drugëza me iniciativën “Fuqizimi i gruas në biznes, formë e mirë e promovimit të barazisë gjinore” (4,530€)
  • Organizata për reforma lokale – EULOC me iniciativën “Promovimi i politikave dhe vendeve të punës miqësore për familjen në Komunën e Vitisë” (4,512€)
  • Lipjan Youth Centre me iniciativën “Promovimi i Politikave Miqësore për Familjen në nivel lokal” (4,999€).

Përmes këtij raundi, do të mbështeten edhe disa grante të tjera nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes nismës së RrGK-së “Avancimi i Mëtejshëm i të Drejtave të Grave në Kosovë II”, në vlerë rreth 50,000€. Përfitueset e këtyre granteve do të publikohen gjatë ditëve në vijim.

Fondi i Grave të Kosovës i RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera të financimit dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në vende rurale dhe/apo personat e margjinalizuar. Që nga viti 2012, FGK-ja ka ndarë 216 grante, duke përkrahur 111 organizata, me shumën prej 1,120,779€. Në vitin 2021, FGK mbështetet nga Bashkimi Evropian, ADA, Sida, UNFPA, Sigrid Rausing Trust dhe Kvinna till Kvinna.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …