Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajova-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një delegacion nga FSK-ja mori pjesë në Konferencën Planifikuese për koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve për vitet 2025-2027, sipas linjave të përpjekjeve; Manovrës, Mbështetjes Logjistike, Personelit, Komunikimit dhe Kibernetikës, Mjekësisë si dhe Kanalit të Nënoficerëve dhe Zhvillimit të Liderëve. Konferenca është realizuar në Ajova të ShBA-së, bazuar në udhëzimet dhe zotimet e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajova-s, gjeneral major Stefen Osborn, bazuar në partneritetin që ka FSK me Gardën Kombëtare të Ajova-s, delegacioni nga FSK është udhëhequr nga Shefi, kolonel Astrit Haliti. Gjatë këtij aktiviteti është rifreskuar plani i trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për vitet 2025-2026 si dhe është përfshirë edhe viti 2027, në mbështetje të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit.
Kontrolloni gjithashtu
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Në …